Një 15- vjeçar është arrestuar në qytetin e Shkodrës pasi kishte shkuar me armë në shkollë. Në pranga ka rënë 15- vjeçari me inicialet R.N nxënës i klasës së 10-të të një shkolle. Policia njofton se ishte lajmëruar që adolenshenti R.N kishte hyrë në shkollë me një armë tip pistoletë, e markës “ZASTAVA”, por pa fishekë. Pas lajmërimit uniformat blu të Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e 15- vjeçarit.
ma.me