• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Shkëlqimi i “Bulevardit Zogu I”, një nga rrugët më të vizituara në Tiranë ku gjallëron biznesi

by
20/05/2021 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gëzim Lalo, po bën afërsisht 55 vite që banon në pallatin përbri Ministrisë së Drejtësisë, aty ku dikur ka qenë një nga hotelet më të njohura në Tiranë, hotel “Arbëria”.
Ndër vite ai ka ndjekur të gjitha zhvillimet me te cilat është përballur Bulevardi “Zogu i Parë”, por që ai preferon ta quajë “Rruga e Trenit”.
“Ky bulevard ka qenë ‘Statuja e Lirisë” për të gjithë ata që vinin në kryeqytet me tren, i cili ishte mjeti më masiv transportues para viteve ’90. Vinin si vizitorë, si studentë, vinin me shërbim pune, etj. Ka qenë rruga më e preferuar në Tiranë, pasi nuk ishte vetëm rrugë shërbimesh të ndryshme, por nga kjo rrugë kanë lindur mijëra romanca, djem e vajza që prisnin njëri-tjetrin tek treni, por edhe në Fakultetin e Shkencave. Pra,Rruga e Trenit mbart shumë histori dhe bashkia e Tiranës ka bërë një nga gjërat më të bukura qëi ka rikthyer sërish lavdinë këtij bulevardi, duke e kthyer tashmë në një nga bulevardet më të vizituara në Tiranë”, komenton Lalo.
Dhe e vërteta transformuese e këtij Bulevardi të qëndron tani përpara syve. Ai ështëme gjerësi 35 m linearë, duke rritur gjerësinë e trotuarëve në të dyja anët në8.25 metër. Bulevardi ka dy korsi automjetesh në të dy anët e tij, dhe lloji i materialit, si për rrugën ashtu edhe për trotuaret ështëasfalt me gurë të bardhë. Në të dyja anët e bulevardit janë ndërtuar nga Bashkia 4 sheshe të reja. Sheshi i parë është sheshi “pocket” dhe është shtruar me pllaka guri e mobiluar me gjelbërim.Eshtë edhe sheshi “village”, i cili ka një shatërvan me ujë, i cili krijon impaktin e njëqendre fshati. Në rrugën Fortuzi është ndërtuar sheshi “Fortuzi”, dhe se sheshi i katërt është sheshi i “Universitetit”, i cili është tashmë me një imazh fantastik.
Por Bashkia e Tiranës nuk është mjaftuar vetëm me kaq. Ajo ka ndërhyrë edhe në pallatet që gjenden në dy anët e rrugës, të cilat kanë marrë një pamje fantastike me ngjyra të lehta të ëmbla, të cilat janë të ndryshme nga një pallat në tjetrin, por janë brenda një stili të unifikuar për çdo njësi. Eshtë ndërhyrë në suvatime, çati, si dhe në të gjitha sistemet e kullimit të ujërave të shiut. Të gjithë kondicionerët janë sistemuar në një vend, janë vendosur grila të reja, vetrata të reja, të shoqëruara me panele druri dhe metalike. Këto janë një pjesë e ndryshimeve që konstaton në Bulevardi “Zogu i Parë”, të cilat kanë ndryshuar thuajse tërësisht imazhin e këtij bulevardi, duke ruajtur në ekuilibër të shkuarën, që ndërthuret pa sforcime me të tashmen moderne. Të gjitha këto ndryshime, kanë bërë që në këtë bulevard të përqëndrohen një seri biznesesh duke filluar që nga bankat, shoqëritë imobiliare, baret e restorantet, qendrat administrative, dyqane mode e artikujshtë përzier, si dhe një rrjet studentor duke filluar që nga ato shtetërore e deri në ato private. Një gjallërim marramandës i këtij bulevardi, ku jeta gëlon jo vetëm gjatë ditës, por edhe deri në limitet e orës policpore për shkak të Covid, pasi ndriçimi natën është një tjetër mrekulli e këtij bulevardi. Skerd Braho, ekspert për tregun e shitjeve të pasurive të patundshme informon se një nga arritjet e punëve të bashkisë, jo vetëm në Bulevardi Zogu I Parë, por edhe në mjaft rrugë të tjera si në qendër ashtu edhe në periferi, është rritja e vlerës së pasurive që kanë në pronësi qytetarët.
“Rregullimi i infrastrukturës jep një ndikim të menjëhershëm në vlerën e pronave, si të atyre që jepen me qira, ashtu edhe për ata qëi kanë në pronësi e duan ti shesin. Ky treg, gjithnjë në rritje, bën që edhe paratë të qarkullojë më shumë, si dhe shton mundësitë që të gjitha palët e përfshira në shitblerje të kenë përfitimet e tyre. Jo më kot nëBulevardin Zogu i Parë, tani operojnë disa shoqëri që merren me shitblerjen e pasurive, pasi e shohin se tregu tashmëështë dinamik, dhe se ky bulevard, duke pasur si zgjatin edhe bulevardin e Ri, do të jetë një nga arteriet kryesore të biznesit, ashtu si dikur ishte arteria kryesore për ata që vinin në Tiranë. Vitet kalojnë, kohët ndryshojnë, por Rruga e Trenit do vijoj të mbetet një emblemë për Tiranën, natyrisht duke u përshtatur me kohën”, thekson Braho./ b.h
Next Post
Katër shenjat më aventuriere të horoskopit, Luani, Peshorja dhe …

Shenja më me fat për ditën e nesërme, 21 maj 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com