Një foto e re me ngjyra dhe rezolucion të lartë, ka zbuluar sekrete të reja të Plutonit, planetit më të largët të sistemit tonë diellor. Ngjyrat e ndezura të fotove të fundit po zbulojnë praninë e akullnajave me akuj të formuar nga azoti, monoksidi i karbonit dhe metani. Në të djathtë ndodhet zona më e rëndësishme e planetit, në ngjyrë të bardhë, ku ndodhen pikërisht akullnajat në fjalë. Në javët në vazhdim sonda hapësinore që fluturoi pranë Plutonit, do të dërgojë foto të tjera me cilësi të lartë. kjo sepse transmetimi i fotove nga sonda, në stacionin tokësor në NASA, merr shumë kohë, për shkak të transmetimit që bëhet nga distanca jashtëzakonisht të largëta.