• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Sherri në Tiranë, personazhi problematik i rrjeteve sociale u godit nga dy të rinj. Policia: Ishin të dehur!

by Java News
01/07/2022 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka zbardhur detaje për një video të publikuar në disa portale, ku shihet një person që dhunohet nga dy burra të tjerë në orët e mbrëmjes në kryeqytet.

Në videon e bërë virale shfaqet një personazh i rrjeteve sociale me pseudonimin “Kebe”, i cili numëron disa mijë ndjekës në “Tik-Tok” apo “Instagram” dhe në videot që poston shihet teksa ofendon personazhe të ngjashëm me të.

Ai shihet teksa goditet disa herë me grushte e shkelma, ndërsa Blutë e kryeqytetit kanë sqaruar se gjithçka ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta dhe të tre personat e proceduar për ngjarjen kanë qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqen disa persona që konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

– D. D., 28 vjeç, E. H., 35 vjeç, dhe K. Xh., 35 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, duke qenë në gjendje të dehur, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./m.j

Next Post
“Ditë të zeza na presin”, Shehu fantazon: Rama është takuar fshehurazi me Zaev dhe Vuçiç, duan të krijojnë “Jugosllavinë e Re”

Tritan Shehu: Kemi hapur pafund shishe shampanje për negociatat, u lidhëm me ‘karrocën’ e Maqedonisë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com