• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Shembulli që duhet ndjekur, katastrofa la qindra mijëra të pastrehë, por të gjithë u strehuan

by Java News
18/12/2019 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banesat e ndërtuara nga shteti shihen në shumë vende të botës si një zonë ku jetesa është e vështirë për shkak të cilësisë së dobët dhe kriminalitetit të lartë. Por në Singapor është krejtësisht e kundërta.

Apartamentet e ndërtuara nga qeveria në Singapor janë të pastra, të sigurta dhe të mirëmbajtura. Në to jetojnë rreth 80% e banorëve.

Singapori është gjithashtu një nga vendet me numrin më të lartë të personave që janë pronarë të banesave në të cilat jetojnë. Në vitin 2016, rreth 90% e personave ishin pronarë të shtëpive ku jetonin.

Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Singapori ka pasur probleme të rënda me banimin, por arriti ta zgjidhë më mirë se kushdo.

Në vitin 1959, kur Singapori mori nga Britania të drejtën për t’u vetëqeverisur, qyteti kishte një problem shumë të madh me strehimin, ndërkohë që popullsia po rritej në mënyrë shumë të shpejtë.

Në vitin 1960, kryeministri i parë i Singaporit, Li Kuan Ju, themeloi Bordin për Strehim dhe Zhvillim, (Housing and Development Board, HDB). Kjo ishte një agjenci shtetërore, me misionin për të ndërtuar banesa sociale që t’u jepeshin me qira të ulët banorëve më të varfër të qytetit.

Në atë kohë, shumë emigrantë, sidomos ata nga Malajzia, ishin duke jetuar në baraka jashtë standardeve të higjienës.

Singapor, 1960

Ngaqë midis kinezëve dhe malajzianëve kishte tension etnik që ende vazhdonte të rritej, HDB e pati të vështirë  t’i bindte që t’i linin barakat informale e të vendoseshin në apartamentet e reja që kishin ndërtuar.

Më pas erdhi zjarri, ende i pashpjegueshëm, që shpërtheu në Bukit Ho Sui, më 25 maj të vitit 1961. Një zonë prej 400,000 metrash katrorë u dogj dhe u rrafshua.  Katër persona vdiqën dhe 16,000 mbetën pa shtëpi.

Qeveria arriti t’i strehojë të gjitha viktimat me sukses, brenda një viti. Në pesë vitet e ardhshme zhvilloi ndërtesa të reja mbi zonën e katastrofës.

Reagimi i shpejtë nga qeveria fitoi miratimin e njerëzve dhe hodhi themelet për sistemin e strehimit që do të ndiqej në vitet e ardhshme.

Në lajmet e atëhershme britanike, Singapori konsiderohej si një nga vendet e pakta në të gjithë botën, ku një agjenci shtetërore kishte arritur ta realizonte me sukses projektin e premtuar për strehim, brenda pesë viteve.

Në vitin 1965, HDB kishte arritur të ndërtonte 51,000 apartamente, duke strehuar rreth 400,000 banorë, që në atë kohë ishin një e katërta e popullsisë. Në këtë mënyrë zgjidhën problemin e strehimit./ tch

Përqindja e banorëve që jetonin në banesa të ndërtuara nga shteti ka ndryshuar rrënjësisht, nga 9%, në vitin 1960, në 82% në vitin 2016.

Banesat e ndërtuara nga shteti shihen në shumë vende të botës si një zonë ku jetesa është e vështirë për shkak të cilësisë së dobët dhe kriminalitetit të lartë. Por në Singapor është krejtësisht e kundërta.

Çmimet e banesave të ndërtuara nga shteti janë zakonisht 20% deri në 30% më të lira se ato të tregut privat.

Ndryshe nga vendet e tjera, në Singapor, shtëpitë e ndërtuara nga shteti nuk janë vetëm për të varfrit, por mbulon gjithë masën e popullsisë.

Përveçse i jepte me qira, HDB nisi t’ua shesë banorëve, që në vitin 1964. Në vitin 1968 banorëve iu kërkua që të paguanin një pjesë të rrogës për një fond kredie, të menaxhuar nga shteti, e që quhej Fondi Qendror i Kursimeve.

Singapori është një nga vendet me numrin më të lartë të personave që janë pronarë të banesave në të cilat jetojnë. Në vitin 2016, rreth 90% e personave ishin pronarë të shtëpive ku jetonin.

Ky fond ishte përdorur fillimisht për mbulimin e pensioneve, por në vitin 1968 kaloi te strehimi, duke bërë kështu që një pjesë e madhe e njerëzve të ishin pronarë të banesave ku jetonin. Ndryshe nga vendet e tjera, në Singapor, shtëpitë e ndërtuara nga shteti nuk janë vetëm për të varfrit, por mbulon gjithë masën e popullsisë.

Qytetarët mund të blejnë lloje të ndryshme pronash, në varësi të të ardhurave. Që nga apartamentet bazë, 1+1, deri te apartamentet në komplekse të mëdha e të kushtueshme, të pajisura me pishina, palestër e shërbime të tjera.

Çmimet e banesave të ndërtuara nga shteti janë zakonisht 20% deri në 30% më të lira se ato të tregut privat. Por, që ta marrësh një apartament, duhet të aplikosh më parë. Pastaj duhet të presësh për disa vite, derisa të ndërtohet. Po ashtu, pasi e merr, nuk mund ta nxjerrësh në shitje nëse nuk ke jetuar aty për të paktën pesë vite.

HDB vazhdon të planifikojë e të ndërtojë apartamente. Numri i ndërtuar deri më sot arrin në rreth 1 milion, të përhapura në të gjithë qytet-shtetin. Përqindja e banorëve që jetonin në banesa të ndërtuara nga shteti ka ndryshuar rrënjësisht, nga 9%, në vitin 1960, në 82% në vitin 2016. Numri i atyre që janë pronarë të banesave ku jetojnë është rritur në mënyrë të shpejtë, bashkë me rritjen e ekonomisë së vendit.

Sistemi i përdorur nga Singapori për banesat e ndërtuara nga shteti konsiderohet si një nga më të suksesshmit në botë, por disa e shohin si mënyrë për të pasur shoqërinë nën kontroll.

Për shembull, shteti përcakton kuota për përqindjen e kinezëve, indianëve dhe malajzianëve që do të jetojnë në secilin kompleks. Qëllimi është që grupet e ndryshme etnike të bashkëjetojnë, duke shmangur kështu krijimin e enklavave të bazuara në racë.

Por prapë, një agjenci e fuqishme, me rregulla të planifikuara mirë dhe me vullnet të fortë politik, e ka zgjidhur krizën e strehimit në Singapor dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës për miliona banorë.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Madam Belluci kapet mat me të dashurin 17 vite më të vogël duke u puthur në Paris

FOTO/ Madam Belluci kapet mat me të dashurin 17 vite më të vogël duke u puthur në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

Filmonte vajzat e ekipit në dhomat e zhveshjes, arrestohet zyrtari i klubit të njohur austriak

February 25, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

Presidenti Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit, gjoba deri në 500 mijë lekë për zyrtarët, kufizime të ashpra për krerët e drejtësisë

February 25, 2026
Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

Rreziku procedurial i “informimit” të SHBA në çështjen Veliaj

February 25, 2026
Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

February 25, 2026
Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

February 25, 2026
Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

February 25, 2026
Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

February 25, 2026
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

February 25, 2026
Dosja “CEZ”, Taulant Balla nxjerr në skenë një tjetër emër: Nuel Kalaj ka e-maile dhe telefonata me Berishën

Balla: Sulmi i Berishës ndaj Ramës për fjalën në mbrojtje të UÇK në Bordin e Paqes, akt i rëndë anti-kombëtar

February 25, 2026
Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In