• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Sekuestrimi i 3 mln paketave kontrabandë, turku që porositi ngarkesën

by A R
14/11/2017 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet emri dhe fotografia e shtetasit turk që dyshohet se ishte pritësi i kontinierëve me 3 milionë e 50 mijë cigare kontrabandë në Portin e Durrësit, të cilat kishin mbërritur nga porti Mersin i Turqisë drejt Shqipërisë.

Hetimet e prokurorisë së Durrësit kanë zbuluar se kjo dërgesë e madhe cigaresh kontrabandë ka qënë në survejim dhe nga një agjenci inteligjence angleze, e cila monitoron rastet e kontrabandimit të duhanit në porte. Ka qenë pikërisht kjo agjenci angleze që ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, e cila më pas ka vendosur të hapë kontinjerin e mbushur me koli cigaresh, të cilat në Durrës qëndronin për gati 5 muaj. “Shqiptaja.com” sjell ekskluzivisht fotografinë e njeriutqë mendohet se ka qenë porositësi i sasisë tepër të madhe të cigareve nga Turqia në Shqipëria.

(Semsettin Baysal porositësi i kontrabandës së cigareve)

Semsettin Baysal ky i fundit nuk është arritur të pyetet nga prokuroria,pasi ka rezultuar se është larguar nga territori Shqiptar që prej 24 tetorit 2017. Largimi nga Shqipëria e shtetasit Turk, ka ndodhur nëpërmjet pikës kufitare të Rinasit. Burimet nga prokuroria thanë se gjatë kohës që kolitë me cigare kanë qëndruar në portin e Durrësit, kjo ngarkesë është kërkuar të tërhiqet mbrapsht nga kompania dërguese, me argumentin se ishte bërë një ngatërrese me vendndodhjen e shkarkimit të mallit.

Por në pamundësi për të sjellë anijen që do transportonte cigaret, paketat kanë mbetur në port për gati 5 muaj. Gjatë kësaj jave prokuroria e Durrësit në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë mësuar se dërgesa ka qenë për shoqërinë turke “ROYALL GENERAL TRADING” pronar i të cilës është shtetasi Semsettin Baysal, lindur në qytetin Çit të Turqisë. Ky i fundit ka hapur këtë kompani në 10 maj 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërkohë që në muajin korrik mësohet se ka mbërritur nga Turqia superngarkesa me mbi 3 milion cigare.

Kapitali themeltar i shoqërisë është 10 000 dollarë amerikanë, ndërkohë një ndër objektet e veprimtarisë së kësaj kompanie është: “Prodhojë, importojë, eksportojë dhe përpunojë duhanin dhe nënproduktet e tij, në formën e tij të grirë ose në formën e cigareve, të çdo lloji, duke përfshirë por pa u kufizuar në cigare me filtër dhe ato pa filtër, lëndën e parë, paketime dhe në përgjithësi çdo produkt tjetër të përpunueshëm”.

Sipas të dhënave bëhet fjalë për paketa “Filip Morris” të cilat përbëjnë dhe numrin më të madh të ngarkesës ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga paketa të llojit “Slims” e markave të ndryshme. Për momentin prokuroria e Durrës është duke verifikuar veprimet që ka kryer kapiteneria e Durresit dhe punonjësit e doganës së Durrësit.

Sipas akuzës sasia e madhe e cigareve është shkarkuar në portin e Durrësit që prej muajit Korrik 2017 dhe se gjatë kësaj kohe askush, qoftë person i huaj apo person shqiptar nuk është interesuar për fatin e cigareve. Por ekzistojnë dyshime se kërkesa e kompanisë turke për të tërhequr mallin mbrapsht, mund të jetë një reng për të përpiluar dokumente shtesë dhe nxjerrjen e mallit sërish në lundrim drejt porteve të ndryshme të Evropës. /Shqiptarja

Next Post
“Revolucion në Kore, katastrofa natyrore e sulme mbi Evropë”, profecitë e njeriut që parashikoi fitoren e Trump

"Revolucion në Kore, katastrofa natyrore e sulme mbi Evropë", profecitë e njeriut që parashikoi fitoren e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Një ditë pas vrasjes

January 22, 2026
“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

“Do bëjmë gallatë apo mbledhje”/ Debatet Hasani-Balla në komisionin e Punëve të Jashtme: Mos u nxeh tani mor burrë…(VIDEO)

January 22, 2026
“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

“Berisha tha se ishullin e Sazanit Fatos Nano ia ka ofruar Berlusconit”, Balla: Është mjeshtër i gënjeshtrës, s’ka pasur kurrë një projekt të tillë

January 22, 2026
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

E doni Sazanin me investime amerikane apo ta coptojnë bandat shqiptare si Gjirin e Lalzit?

January 22, 2026
Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

Paralajmëron socialistët, Berisha: Shkoni e thojini Ramës, qëndro në zyrë më datë 24 se po të vjen populli

January 22, 2026
Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

Risi kompensimi për arsimin e fëmijëve, hapet aplikimi për DIVA

January 22, 2026
Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

Publikohen detajet nga vrasja e Jani Aliajt, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave pas…

January 22, 2026
Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

Presidenti Zelensky jep lajmin: Ukraina do të zhvillojë takim trepalësh me Rusinë dhe SHBA

January 22, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

January 22, 2026
Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

Vrasja mafioze e Ardian Nikulajt, “The Sun”: Ekzekutimi i biznesmenit “kushtoi” 1.7 milionë paund

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In