Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkuar tek Unaza e Re menjëherë pas shoqërimit të ish-deputetit të PD, Klevis Balliu.
Ai nga atje ka deklaruar se shoqërimi i Balliut është një hakmarrje politike dhe një veprim i paligjshëm.
“Ne jemi përkrah tyre nëe 24 orë të ditës. Jam këtu për tu dhënë mbështejet nga PD. Mbi djeresën e tyre nuk ekzekutohet asnjë akt korruptiv.
Është një hakmarrje politike dhe një veprim i paligjshëm. Sot në burg duhet të jenë ata që vjedhin projektin korruptiv 20 mln euro.
Balliu ka qënë në mbështetje të tyre ” ka deklaruar ndër të tjera Bardhi.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin Klevis Balliu pasi ka bllokuar rrugën dhe është përplasur me policinë.







g.kosovari










