Dje në mbrëmje në Tiranë u mblodh Samiti i Diasporës. Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga ky takim, që vazhdon deri të dielën. Ajo që binte në sy, ishte fakti që nga Kosova në Samit nuk ka marrë pjesë kryeministri Isa Mustafa, por presidenti Hashim Thaçi.
Është evidente në fakt, se Rama ka marrëdhënie shumë më të forta me Thaçin dhe e fton atë për çdo eveniment në Tiranë, ndërkohë që Mustafa shfaqet shumë rrallë krah kryeministrit të Shqipërisë.
Ndërkohë, në këtë Samit ka refuzuar të marrë pjesë Lulzim Basha dhe Bujar Nishani, edhe pse Rama iu kishte dërguar ftesë. Basha tha se nuk merrte pjesë në shfaqjet e kryeministrit. Pavarësisht idesë së mirë, Samiti i Diasporës ngre disa pikëpyetje.