• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foto/ Sakrifica kundër qeverisë “Rama”, Berisha nuk është më deputet

by Java News
20/02/2019 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, ishte i pari nga radhët e Partisë Demokratike që propozoi djegien e mandateve dhe pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, deputetët e PD-së  hoqën dorë nga mandati i deputetit.

Tashmë është zbuluar edhe dokumenti që Berisha ka firmosur për të lënë mandatin e deputetit, ndërkaq dorëheqja është e parevokueshme.

“Me vullnet të lirë deklaroj: Unë, Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar si të pamundur vijimin e punës në Kuvendin e Shqipërisë, në mbështetje të shkronjës ‘b’, pika 2, e nenit 71 të Kushtetutës, jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati si deputet në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e firmosur nga Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha pak më parë ka publikuar disa foto, ku shfaqet mes demokratësh tek selia blu përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i cili vendosi përfundimisht për djegien e mandateve. Me një status në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ky këshillë vendosi përfundimisht rrëzimin e Edi Ramës dhe mosnjohjen e Parlamentit.

Ai pohoi se ditën e nesërme e gjithë Shqipëria do të jetë në orën 10:00  në protestën e opozitës së bashkuar përballë godinës së parlamenti. Berisha e cilësoi  Parlamentin si “institucion që i shërben krimit dhe korrupsionit”.

“Ne mes te demokrateve para mbledhjes se Keshillit Kombetar qe vendosi rrezimin e Kakistokracise, dorezimin e mandateve dhe mosnjohjen e paralamentit te ngritur mbi drogen, krimin, korrupsionin!

Neser Shqiperia para parlamentit! Sb”, shkruan Berisha.

Next Post
Paralajmëron deputetja e PD: Pas deputetëve, mandatin e lënë këshilltarët bashkiakë

Paralajmëron deputetja e PD: Pas deputetëve, mandatin e lënë këshilltarët bashkiakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com