Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas fitores së kombëtares ruse përballë Spanjës në kuadër të kampionatit Botëror. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, por spanjollët janë mundur me penallti nga Rusia, vendi organizator i cili është kualifikuar për në çerekfinale. Ambasada ruse në Tiranë ka publikuar në Facebook një foto të kombëtares spanjolle duke festuar dhe shkruan në shqip: “E pabesueshme. Sa krenarë jemi sot! 🇷🇺 🇷🇺 🇷🇺”.