17 maji nuk është një ditë si të tjerat për Lulzim Bashën.
Ajo është dita kur ai “groposi” “Republikën e re”, pas një takimi disa orësh natën vonë me Edi Ramën.
Prej dy vitesh kjo marrëveshje është duke e përndjekur, pasi tashmë askush nuk e beson më.
Në rrjet ndërkohë, me humor kanë uruar për dy-vjetorin e 17 majit të “dashurisë” Rama-Basha.






























