• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Rikonstruktohet konvikti, Veliaj: Mbajmë premtimin që iu dhamë studentëve

by A R
14/03/2019 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në konviktet e Qytetit Studenti nuk ishte vënë dorë thuajse prej tre dekadash, ndaj kushtet linin shumë për të dëshiruar. Por, nga sot, Godina nr. 5 jo vetëm ka ndryshuar plotësisht pamjen, por ofron edhe kushte më të mira për studentët. Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e donatorëve privatë, iu përgjigj pozitivisht kërkesave të studentëve dhe në zbatim të Paktit për Universitetin, arriti që në kohë rekord të rikonstruktojë ambientet ndihmëse, pajisjet hidrosanitare, tualetet, dushet, sallën e studimit, fasadën e godinës, si dhe ka bërë zëvendësimin e mobiljeve dhe dyshekëve në të gjitha dhomat e banimit të studentëve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, inspektoi punimet e kryera dhe vlerësoi transformimin që ka pësuar ky konvikt. Ai falenderoi bizneset që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. “Jam jashtëzakonisht i mahnitur! Është si dita me natën krahasuar me çfarë gjetëm dy muaj më parë, me kushtet që ishin trashëguar ndër vite. Unë besoj se në fund, kur mbarojnë fjalët, ajo që ngelet është vepra. Sot ka mbaruar konvikti i parë që është rikonstruktuar me themel, falë donatorëve që iu përgjigjën thirrjes së Kryeministrit, bashkisë dhe gjithë qeverisë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se puna që po bëhet me konviktet është vetëm njëra pjesë e transformimit që do të pësojë i gjithë Qyteti Studenti, ku ndërtimi i një kampusi të mirëfilltë universitar është objekti i radhës.

“Është vetëm fillimi, teksa i gjithë Qyteti Studenti rreth nesh është kthyer në një kantier ndërtimi. Unë besoj se në kohë rekord, me standardin që kemi vendosur, me ujë të rrjedhshëm, me dyfishim e nyjeve higjieno-sanitare, me sallë dinjitoze studimi, me veshje kapot, që tashmë në një ditë me shi si sot ndihet diferenca e ngrohtësisë në këto ambiente, kam vetëm një kërkesë të fundit: ta mirëmbajmë që brezi tjetër i studentëve që do të vijnë në Tiranë të gjejnë të njëjtat kushte, me të njëjtin standard, dhe të kemi mundësi që duke u liruar nga puna këtu, të vazhdojmë të meremetojmë hapësira të tjera për studentët, teksa jemi në pritje të fillojmë mega-projektin e kampusit universitar”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
Shoferi humb kontrollin, aksidentohet makina në Këlcyrë

Aksident në Lezhë, i moshuari përplas me makinë një grua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In