Gazeta britanike “The Telegraph” publikoi reportazh me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Në tekstin e titulluar “25 gjërat më të rëndësishme që nuk i keni ditur për Maqedoninë” të publikuar në ueb faqen e “Telegraph-it ceken 25 fakte të cilat janë më pak të njohura për opinionin më të gjerë britanik dhe evropian.
1. Ajo është “Republika e Maqedonisë” për ty
Ekzistojnë kundërthënie rreth emrit të vendit me Greqinë, e cila pohon se ka të drejtë në përdorimin e emrit të Maqedonisë me të cilin është emëruar rajoni i vet verior, ndërkaq i cili përfshin territor nga Maqedonia antike. Kontesti ende është “patate e nxehtë” për ç’arsye vendi në vend të emrit zyrtar Republika e Maqedonisë emërohet si Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë apo shkurtimisht IRJM.
2. Ajo është e lartë
Maqedonia ka mbi 50 liqene dhe 34 male më të larta se 2.000 metra. Ajo është e pesta sipas lartësisë mesatare mbidetare në Evropë me 741 metra prapa Andorës, Zvicrës, Austrisë dhe Turqisë.
3. Ajo është edhe e vjetër Pa hyrë në atë se ku fillon Greqia, ndërkaq ku përfundon Maqedonia, mbretëria antike e Maqedonisë daton prej vitit 808 p.e.r. që drejtohej në pjesën më të madhe nga Argiditë, dinasti e cila është edhe themeluese e saj. Për kryeqytetin, Shkupin, thuhet se është i vjetër 7.000 vite.
4. Aq e vjetër sa…
Thuhet se pjesë nga kryqi në të cilin Jezu Krishti ishte gozhduar ndodhet në tre manastire të vendit: një në Kërçovë dhe dy në Dibër. Nëpër tërë vendin ka përafërsisht 1.000 kisha dhe manastire, ndërkaq vetëm në Ohër ka pasur 365 kisha, nga një për secilën ditë të vitit. Për këtë arsye njihet si Jerusalemi i Ballkanit.
5. Por, ka vetëm një vend në listën e UNESKO-s
Ohri është vendi i vetëm në vend në listën e Trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO-s. Qyteti dhe liqeni me karakteristikat e veta kulturore dhe natyrore numërohen si një nga vetëm 28 vendet në botë që e posedojnë atë.
6. NASA është adhuruese
Kokino e cila ndodhet në veri të vendit, është një nga observatoret më të vjetra në botë dhe sipas NASA-s, daton nga shek. XIX p.e.r.. Ajo është kyçur në listën e përkohshme për mbrojtje të UNESKO-s.
7. Ka bijë të shenjtë Nëna Terezë nga Kalkuta, e cila kohë më parë u shpall shenjtore nga Papa Françesku, ka lindur në Shkup në vitin 1910, ndërkaq me prejardhje është shqiptare. Sot, ka stutu dhe muze kushtuar jetës së saj.
8. … dhe djalë të madh
Aleksandri i Madh, mbreti i mbretërisë së dikurshme të Maqedonisë ishte pushtuesi i parë botëror i cili e zgjeroi perandorinë përtej Greqisë dhe Persisë deri në Indi dhe Egjipt. Për atë se kujt i përket, ka vërejtje të çuditshme nga Greqia, për arsye se..
9. Kjo statuja e madhe është pak misterioze Statuja e madhe kundërthënëse në sheshin në qendër të Shkupit është emëruar si “Ushtari në kalë” edhe pse shumica e vizitorëve besojnë se ai është Aleksandri i Madh. Sido që të quhet, ajo është monumentale me 28 metra lartësi, peshon 30 tonë dhe vlerësohet se kushton 9,4 milionë euro, dhe vështirë është e të mkos ndjeni se madhësia e saj është joproporcionale.
10. Ka Sen Trope-në e vet
Tërpeica, fshat i vogël në brigjet e Liqenit të Ohrit është i njohur si Sen Trope-ja e Maqedonisë, thotë reporteri i Telegraf-it, Adrian Brixh, i cili e ka vizituar këtë vend në korrik të këtij viti. “Zoti e di pse, por është shumë i bukur”, thotë Brixh.
11. Krenohet me pallonjtë e vet
Në pjesën jugore të Liqenit të Ohrit ndodhet manastiri Sh. Naumi i cili daton nga viti 910, ndërsa bukurinë e tij e plotësojnë edhe pallonjtë me klithmat e tyre.
12. Ka shtet në shtet
Fshati Vevçan i vendosur në lartësitë e pjesës veriore të Liqenit të Ohrit është i njohur për burimet e tij dhe është atraktiv për artistët, ndërsa është i njohur edhe për atë që menjëherë pas pavarësisë së Maqedonisë nga Jugosllavia ka publikuar edhe Republikën e Pavarur të Vevçanit.
13. Dy flamuj Flamuri aktual është në përdorim nga vitit 1995 dhe paraqet Diell të artë-të verdhë me tetë rreze. Por nga vitit 1992 deri në vitin 95 në të kishte një Diell më të vogël të vendosur në mes. Pak është për tu habitur kur merret vesh se flamuri është ndryshuar pas vërejtjeve të grekëve të cilët konfirmojnë se historikisht ky simbol ka qenë grek.
14. E ruajti paqen Maqedoni ishte e vetmja republikë e cila e ruajtur paqen gjatë rrëzimit të Maqedonisë.
15. Nuk ka nevojë për viza
Ata që kanë pasaportë britanike nuk kanë nevojë për viza për të qëndruar në vend deri në tre muaj. Forin Ofisi britanik thotë se vendi është i sugurt për udhëtime.
16. Kryeqyteti ështe tronditur nga tërmeti
Kryeqyteti Shkupi u godit nga dy tërmete shkatërrimtare në historinë e tij, prej të cilëve i fundit ndodhi në vitin 1963. Me magnitudë prej 6,1 ballësh tërmeti shkatërroi 80 për qind të qytetit, ndërsa humbën jetën 1.070 persona.
17.Ka shpella të mrekullueshme
Për shpellën “Peshna” thuhet se ka një nga hyrjet më të mëdha në Ballkan dhe është e ngjashme me shpellën e Helmit nga filmi “Zoti i unazave”.
18. Ka kryq të madh
Shkupi është vendi i pestë me kryqin më të madh në botë. Me 66 metra lartësi, ndodhet në majën e malit Vodno tek i cili mund të ngjitesh edhe me teleferik.
19.Poetët dëshirojnë që të vijnë këtu
Në Strugë mbahet festivali i Netëve Strugane të Poezisë ku nga viti 1961 çdo vit mblidhen poetët më të njohur dhe më të mëdhenj të botës. Çmimin e festivalit Koruroa e Artë e kanë marrë poetë të njohur si Odn, Ted Hjuz dhe Alen Ginsberg.
20. Ka Elvis Prislin e tij Toshe Proeski, Elvis Prisli ballkanik, ishte një nga pop këngëtarët më të njohur në rajon. Humbi jetën në moshën 26-vjeçare në një aksident automobilistik në Kroaci.
21. Ka solemnitet të pazakontë dasme Një varg bizar me gurë sipas legjendës paraqet një solemnitet dasmor të formuar prej rreth 50.000 vitesh. Janë zbuluar në Kuklica në afërsi të Kratovës. Figurat prej guri tregojnë dhëndrin, nusen, kumbarin dhe shoqëruesen e nuses.
22. Osmanët kanë lënë pas tyre historinë Për shkak se ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane nga shekulli i 14-të, në vend ekzistojnë në numër i madh i xhamive, duke përfshirë edhe Xhaminë e Larme e ndërtuar në vitin 1495, e cila paraqet një nga shembujt më të përfaqësuar të arkitekturës islame në botë.
23. Ka tre parqe kombëtare
Maqedonia ka tre parqe kombëtare prej të cilave më i madhi është Mavrova. Është themeluar në vitin 1949 dhe ka liqen artificial, ndërsa në të janë edhe disa nga majat më të larta malore në vend, që mundësojnë ski dhe snoubording gjatë dimrit. Në pyjet impresionuese të Mavrovës mund të gjenden lloje të rralla të drurëve, ndërsa majat malore janë të pasura me bimë dhe çajra të egra.
24. Futbolli është siç duhet.... Por, hendbolli është sporti me më tepër suksese. Në vitin 2002 Klubi i hendbollit të femrave “Kometal” u bë kampion evropian.
25. Askush nuk e di shijen e pijes së tyre kombëtare Kuzhina e Maqedonisë për sak të pozicionit gjeografik është e inspiruar nga ajo mesdhetare dhe turke, ndërsa më pak edhe nga ajo italiane, gjermane dhe Evropës Lindore. Tava me fasule konsiderohet si ushqimi kombëtar ndërsa Mastika është pije kombëtare.
Autori i reportazhit faktografik të “Telegraph-it” ëlshtë Hju Moris, ndërsa në të janë përdorur materialet e Adrijan Brixh i cili e ka vizituar Maqedoninë në korrik të këtij viti.