FOTO/ RENEA dhe FNSH nuk falin, aksion kombëtar për kapjen e personave të lidhur me krimin

Policia Aksion E Shkoder E Fier 4

Vijojnë kontrollet e befasishme nga RENEA dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e DVP-ve në vend. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Dorjana Bezat.

Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike. Në drejtim të forcave policore janë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com