Dy muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Ilir Kocit, në Marikaj të Vorës.
Bëhej fjalë për në një banesë të rrënuar ku pamundësia ekonomike ua vështirësonte jetesën 6 anëtarëve të saj. Sot, vetëm dy muaj më pas, familja Koci mori celësat e një vile të re dykatëshe, me hapësira të bollshme për 4 fëmijët e rritur dhe e arreduar sipas kërkesave të kohës.
“Nuk janë shumë familjet që ishin në gjendjen që ishit ju, në pikëpamjen e shtëpisë, por sidoqoftë janë dhe ne i kemi regjistruar dhe do i ndihmojmë të gjithë, pak nga pak” – u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.
Ndërkohë kryeministri citon në Facebook, Mahatma Gandhin: “Lumturia ndodh kur çfarë mendon, çfarë thua dhe çfarë bën, janë në harmoni”.
/a.rada 











