
Kryeministri Edi Rama tashmë i deklaruar publikisht në mbrojtje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka cituar këtë të fundit pas deklaratës së tij pak çaste më parë.
‘’Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’ ka thënë Thaçi dhe këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e Presidentit të Kosovës nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës.
Rama menjëherë pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Hagë për Hashim Thaçin, vizitoi vetë Prishtinën ku u takua me të gjithë liderët politikë përveç Ramush Haradinajt.
Po ashtu Rama kritikoi edhe Prokurorinë e Hagës për aktakuzën dhe mënyrën e formulimit të saj.