Një foto e publikuar ku shihet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu duke u takuar me Grida Dumën dhe në krah të tyre qëndrojnë kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij Lindën është bërë objekt i mjaft interpretimeve në rrjetet sociale.
Ka qenë aktori i humorit, dhe një nga koordinatorët e PD-së Juljan Deda i cili ka vëndosur ta komentoje foton me humor dhe duke e vendosur personazhet në një dialog të improvizuar nga vetë ai. Sipas këtij dialogu Rama sheh Gridën dhe Linda xhelozon.
“Dialogu i “krushqise”..! Rama: Se si osht kjo Grida…! Linda: Mos bej sikur s’te pelqen…! Rama: Jo mi jo…e kom fjalen, shif si bo sikur di anglisht..! Linda: S’ka nevoje te dije anglisht, di ambasadori shqip…dhe boll e pe ashtu. Grida: Ambasador, shif me stil, a po me sheh Edi me Linden….! Lu: Aaaaa….ne fekt te du po te shoëin, edhe poë flaësin per çy….! Rama: Hahahahahha….sa shemtut e flet shqipen mor burre…! Linda: Hehe na kenaqe…boll tani, se le nam.” shkruan Deda në Facebook