Vetëm disa orë, pasi plagosi me thikë punonjësin e policisë është arrestuar autori i kësaj ngjarje.
Në pranga ka rënë Ramadan Njazi, 20 vjeç, banues në Kamëz, i cili plagosi me thikë gjatë orarit të shërbimit punonjësin e patrullës Z.P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i plagosjes, shtetasi Ramadan Njazi, është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
***
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kamzës ku një polic ka mbetur i plagosur mesditën e sotme.
Plagosja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton.
Ngjarja:
Më datë 22.09.2017, në Sallën e Komandimit ka ardhur njoftimi për një punonjës policie të plagosur me mjet prerës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak rezulton se :
Tek rrethrrotullimi i Bathores, punonjësi i patrullës, shtetasi Z.P., rreth 50 vjeç, i cili ka qënë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar i cili është larguar.
Punonjësi i policisë është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
a.ç