• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

FOTO / Qëllohet me armë zjarri makina e gazetarit shqiptar

by A R
19/10/2020 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kosovë shoqata e gazetarëve, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe udhëheqës institucionesh e partish politike, bënë thirrje për hetimin e shpejtë dhe vënien para drejtësisë të atyre që qëlluan më armë zjarri mbi makinën e gazetarit Shkumbin Kajtazi.

Kajtazi tha se të shtunën mbrëma makina e tij është qëlluar me armë zjarri në qendër të Mitrovicës. Policia tha se po e heton rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por ende nuk ka njohuri për autorët apo motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënoi ashpër sulmin, duke e cilësuar atë “tejet shqetësues dhe rëndon jo vetëm klimën e të bërit gazetari, por rrezikon edhe jetën e kolegëve tanë. AGK fton organet kompetente që ta hetojnë sa më shpejtë këtë rast, në mënyrë që personat që kanë kryer këtë akt të dalin para drejtësisë”.

Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se “është shqetësues fakti se si brenda një periudhe prej katër muajsh kanë ndodhur dy sulme në drejtim të gazetarit, Shkumbin Kajtazi. Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm ndaj interesit publik dhe demokracisë në vend”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Duke i bërë jehonë këtij reagimi, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e dënoi “këtë akt të frikësimit” dhe iu bashkua thirrjeve për hetimin e sulmit dhe ndjekjen e atyre që janë përgjegjës. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u shpreh i shqetësuar me lajmin për sulmin.

“Liria e medias dhe liria e shprehjes janë të garantuara me ligj dhe do të mbrohen në secilën rrethanë. Prandaj, kërkoj nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e Shkumbinit me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit. Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme direkte ndaj vlerave demokratike, prandaj edhe do të trajtohen me prioritet nga organet e rendit në Republikën e Kosovës”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shkroi se “liria nuk është e plotë pa të drejtën e fjalës”, duke e cilësuar lajm të keq për vendin sulmin ndaj gazetarit Kajtazi.

“Organet e sigurisë duhet të merren më seriozisht me mbrojtjen e gazetarëve, veçanërisht atyre hulumtues. Ata që po tentojnë që Kosovën ta paraqesin si një vend të pasigurt, ku cenohet fjala e lirë, përmes sulmeve qyqare, duhet të zbulohen dhe të ndërpritet veprimtaria e tyre shumë e dëmshme për vendin”, shkroi ai.

/a.r

Next Post
Vështirësi në frymëmarrje dhe kollë, mjekët japin detajet për nxënësit dhe mësuesit e Fierit

Aksidenton këmbësorin në Fushë-Krujë, makina largohet nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Kompania amerikane nxjerr zbuluar Berishën: U pagua nga PD

January 16, 2026
SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

January 16, 2026
Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

Nga anijet tek dronët inteligjentë… Rama: Pse budallenj jemi ne t’i blejmë? Do i prodhojmë vetë dhe do i eksportojmë!

January 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Lëvizja “Salianji” për supremaci apo demokraci!

January 16, 2026
“RTSH, asnjë Lek derisa ta meritojnë!”, Rama: Të reformohet ose të mbyllet!

“RTSH, asnjë Lek derisa ta meritojnë!”, Rama: Të reformohet ose të mbyllet!

January 16, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In