• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Putin ‘harton listën e re për eleminimin e kundërshtarëve’, gjashtë nga shënjestrat jetojnë në Britani

by Java News
22/03/2021 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një oficer i Inteligjencës Ruse ka zbuluar se presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dhënë urdhër për të eleminuar disa nga armiqtë e tij.

Paralajmërimi i një fushate vdekjeprurëse post-pandemike vjen nga spiuni rus, i cili më parë kishte paralajmëruar edhe vrasjen e mbetur në tentativë të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij  Yulia, të dy të helmuar me agjent nervor në Britani të Madhe.

Oficeri ka paralajmëruar se janë 6 persona që jetojnë në Britani të cilët janë në listë për t’u eleminuar nga Putin.

Në një letër drejtuar njërit prej shënjestrave të Putin, oficeri i shkruan se “ata janë jashtë për t’ju mbyllur gojën plotësisht. Merrni masat paraprake të ndryshoni shpejt vendbanimin tuaj, edhe nëse vetëm përkohësisht”.

Ky paralajmërim për vrasje erdhi pasi Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, e kishte cilësuar Rusinë si “kërcënimi më i mprehtë” i Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi për agjencinë e lajmeve “The Mirror”, thotë se Putini po vepron përsëri, këtë radhë për të ndaluar mbështetjen për udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, i cili u dënua muajin e kaluar me dy vjet e gjysmë burg.

Duke përmendur dy nga personat në listë, burimi spiun i inteligjencës ruse është shprehur se “sa i përket Çikvarkin dhe Ashurkov ka një plan për t’i helmuar ata me një substancë të ngjashme me atë të përdorur me Skripals.”

Duke shtuar se urdhrat i kanë marrë direkt nga Presidenti Putin, i cili u është drejtuar me fjalët: “Ne kemi krahë të gjatë. Asnjë llum nuk mund të na fshihet “.

Ekziston gjithashtu një paralajmërim që ekipet speciale ruse po mblidhen në Irlandë dhe po bëhen gati për të kaluar në Britani.

Më poshtë janë të listuar 6 personat që jetojnë në Britani dhe thuhet të jenë në shënjestër të Putin:

Vladimir Ashurkov, 49 vjeçar, i detyruar të hiqte dorë si bankier investimesh në Rusi për shkak të lidhjeve me Navalny. Ai tani është drejtor i Fondacionit Anti-Korrupsion të Navalny dhe i është dhënë azil nga Britania në vitin 2015.

Mikhail Khodorkovsky, 57 vjeç, është një miliarder siberian i fushës së naftës që tani jeton në Londër. Ai ishte akuzuar për mashtrim në 2003 dhe Putini kishte ngrirë aksionet në kompanitë e tij.

Evgeny Chichvarkin, 46 vjeç, ishte njeriu më i pasur i Rusisë i moshës nën 35 vjeç – me pasuri në vlerë 1.1 miliardë funte. Thuhet se Chichvarkin ka paguar faturat mjekësore të Alexei Navalny kur ai u trajtua në Gjermani pas helmimit me agjent nervor.

Boris Karpichkov, 62 vjeç është një ish-major nga FSB. Ai ishte vendosur në Britani në vitin 1998 duke sjellë me vete dy valixhe sekrete. Karpichov u kishte mbijetuar dy përpjekjeve për ta helmuar kur ishte në një vizitë në Zelandën e Re.

Bill Browder, 56 vjeç është një kritik i vjetër i Putin, i kërcënuar disa herë me vdekje. Ashtu si Steele, ai dyshohet se ishte shënjestër për vrasje bashkë me Sergei Skripal në 2018.

Christopher Steele, 56 vjeçar, është një ish-oficer i cili tani drejton firmën private të inteligjencës, Orbis Business Intelligence. Ai zemëroi Presidentin Putin duke nxjerrë pretendime se spiunët rusë mbanin video kompromentuese të ish-Presidentit amerikan Donald Trump me prostituta.

g.kosovari

Next Post
‘Misioni im’/ Basha kopjon Ramën, boton libër para zgjedhjeve

'Misioni im'/ Basha kopjon Ramën, boton libër para zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In