Një duzinë pulash të ngordhura janë gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Ranës së hedhur në Shëngjin.
Nuk ka infomacione se pse ka ndodhur ky fenomen dhe për momentin asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk është në terren.
Ky fenomen ka ndodhur në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur vendin tonë. Deri tani në qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve.
Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur më herët se situata me gripin e shpendëve po monitorohej në të gjithë vendin, ndërsa janë 5 vatra aktive, përkatësisht në Korçë, Divjakë, Durrës, Vlorë dhe Dibër.
Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars.
/b.h