• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Publikohet foto e Bledar Jambellit, porositësi i vrasjes së Artan Cukut

by Java News
25/04/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet foto e Bledar Jambellit, personit që porositi vrasjen e komisar Artan Cukut vitin e kaluar. Ekzekutori i komisarit, Mikel Shallari tregoi pak kohë më parë se ishte Bledar Jambelli ai që e kishte porositur vrasjen.

Fotoja e siguruar nga Report Tv është bërë nga Jambelli pak kohë para se të vritej komisari. Jambelli kishte qenë në fillim të vitit të kaluar në Shqipëri dhe pasi kishte porositur vrasjen u largua jashtë vendit.

Ai i dha Shallarit shumën prej 3 mijë eurosh si parapagim, ndërsa pjesën tjetër i kishte premtuar që do ia jepte pas ekzekutimit të Cukut.  Jambelli dyshohet se fshihet në Spanjë dhe në Greqi për shkak të rrjetit që kishte ngritur në këto dy vende.

Bledar Jambelli porositi vrasjen e Cukut për shkak të arrestimit që komisari i kishte bërë në vitin 2012 në Vlorë si të dyshuar për dy vrasje, por që më pas u lirua nga gjykata për mungesë provash.

Dosja që vrau Artan Cukun
Përplasjet e grupeve rivale të Vlorës për trafikimin e drogave në Spanjë rezulton se është dosja e ri hapur nga ish kryepolici Artan Cuku që çoi në kërcënimin me jetë ndaj tij e disa vite më pas ekzekutimin.

Në vitin 2012 Cuku rezulton se në krye të policisë së Vlorës do të rihapte hetimet për një atentat të trefishtë ndodhur në vitin 2006 në vendin e njohur si “Pusi i Mezinit”.

Në këtë atentat mbeti i vrarë Shpëtim Muka, Ervis Shehu dhe i plagosur Edvin Zanaj. Ky atentat asnjëherë nuk çoi në pranga një person pasi dhe arrestimi i Bledar Jambellit u rrëzua në gjykatë për mungesë provash.

Seria e krimeve në Spanjë sipas zyrtarëve të policisë së atyre viteve lidhej me atentate të ndodhura më parë edhe në vitin e mbrapshtë 1997 kur nisi dhe krijimi i grupeve kriminale.

21 vite nga atentatet që krijuan hasmëritë në Spanjë sërish risjellin emrin e Bledar Jambellit i cili fitoi lirinë nga drejtësia dhe dyshohet se kontaktoi Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. raport.tv

Next Post
VIDEO VIRALE/ Melani dhe Trump sërish në momente të sikletshme, refuzon t’i kap dorën

VIDEO VIRALE/ Melani dhe Trump sërish në momente të sikletshme, refuzon t'i kap dorën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

Komisioneri Evropian: Çmimet e larta të energjisë kërcënojnë qytetarët këtë dimër

October 29, 2026
“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

“Hakmarrje personale!” Avokati Hoxha: Transferimi i Veliajt në kundërshtim me ligjin

October 29, 2026
Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

Sherri mes dy personave, kapet autori që plagosi me thikë 60-vjeçarin në Korçë

October 29, 2026
Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

Bumi i ndërtimeve në Himalaje, rreth 300,000 njerëz në rrezik përmbytjesh katastrofike

October 29, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Ndreca takon Veliajn në Fier: Më i qetë pas takimit me familjen, por kushtet mbeten denigruese

October 29, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sfida e pritshmërive

October 29, 2026

“Nuk ka ndodhur në 36 vite”/ Çoçoli: Buxheti 2027 vendos qytetarët në plan të parë

October 29, 2026
Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

Superiorja, Egnatia mposht Teutën dhe i rrëmben vendin e parë!

October 29, 2026
Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

Përplasje të forta në Kuvendin e Kosovës për vrasjen e grave! Deputeti i VV: Kemi dështuar, hetim për përgjegjësitë institucionale

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In