Modelet ukrainase janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes.
Pas arrestimit në Turqi, ku u kapën duke pozuar nudo, ata këtë herë, kanë ndarë një set tjetër të nxehtë, por duke shprehur mbështetjen ndaj Anglisë në “Eeuro 2020”.
Edhe pse Ukraina e tyre, u mund me rezultatin 4 me zero në çerekfinale nga Anglia, bukuroshet, nuk kanë hezituar të mbështesin Harry Kane me shokë.
Ndërkohë përveçse vizatuan flamurin anglez në të pasmet e tyre, ato bënë edhe pankarta të ndryshme me fjalë mbështetje për ekipin. Kujtojmë që Anglia u kualifikua për herë të parë në një finale të Kampionatit Evropian. Ata mposhtën mbrëmjen e së mërkurës Danimarkën me rezultatin 2-1.
Goli i fitores erdhi nga kapiteni Kane, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Stërling.
g.kosovari