Krahas djegies së gomave të vjetra dhe kazanëve të plehrave, protestuesit në Unazën e Madhe kanë përdhosur edhe flamurin amerikan, shkruajnë mediat.
Siç mund të shihni edhe nga kjo foto, shihet se si flamuri amerikan është hedhur në tokë.
I pranishëm në këtë protest ishte sot edhe kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të opozitës.
Vitet e fundit PD ka pasur kontradikta të forta me qëndrimin e mbajtur nga përfaqësuesit e ambasadës amerikane në vendin tonë, veçanërisht për çështjen e reformës në drejtësi, për të cilën amerikanët kanë ndihmuar edhe financiarisht dhe me ekspertë. /b.d












