• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO) Protesta në Shkup kundër presidentit Ivanov, sulmohet me vezë zyra e tij

by Aalison Pearse Stevens
12/04/2016 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa qindra persona kanë dalë në mbrëmjen e së martës në Shkup për të protestuar kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për të falur të gjithë politikanët ndaj të cilëve janë hapur procedura penale, si nga partitë në pushtet, ashtu edhe nga partitë në opozitë. AP raporton se protestuesit janë mbledhur para zyrës së presidentit Ivanov, që është e rrethuar nga një numër i madh i policëve, duke hedhur vezë e duke kërkuar dorëheqjen e tij, transmeton Gazeta Express.

Protestuesit janë mbledhur edhe jashtë zyrave të partisë qeverisëse konservatore VMRO-DPMNE. Lideri opozitar socialdemokrat, Zoran Zaev, i është bashkuar thirrjeve të protestuesve për dorëheqjen e Ivanovit, duke thënë se ai nuk ka nevojë të falet. “Jo të gjithë ne jemi kriminelë”, ka thënë Zaev.

Zaev: Ky është grusht shteti

Pas vendimit të Presidentit Ivanov, lideri opozitar maqedonas ka mbajtur një konferencë për shtyp. Personi Gjorgje Ivanov, njeriu që nëpërmjet zgjedhjeve kriminale u vendos në krye të vendit, sot bëri grusht shteti mbi Maqedoninë, deklaroi lideri opozitar Zaev. Ai kërkoi dorëheqjen e Ivanovit ose mbledhje të Kuvendit dhe shkarkim e tij.

Ky është grusht shteti, banda kriminale e Nikolla Gruevskit duke u munduar të shpëtojë veten po fundos ardhmërinë e vendit dhe të qytetarëve dhe Ivanovi është bashkëfajtor për këtë – u shpreh Zaev

Ai dëshiron që paratë e vjedhura nga banda kriminale në pushtet të mos u kthehen qytetarëve. Nga sot nuk egziston drejtësia në vend. Nga sot është fundosur Marrëveshja e Përzhinos. Maqedonia ndodhet në prag të eksplozionit. Por, Maqedonia nuk do ta lejojë këtë, dhe prej sot, ne bashkë me qytetarët, do ta rivendosim drejtësinë në vend – tha Zaev.

Protestat janë vetëm hapi i parë dhe ato tashmë kanë filluar. U bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkangjiten. Ivanov është president jolegjitim dhe dëshmi për këtë kemi rastin Titanik nga Prokuroria Speciale. Nuk kemi kërkuar falje nga ai dhe nuk duam të na trajtojë njëlloj si kriminelët e VMRO-DPMNE-së – përfundoi Zaev.

Ali Ahmeti: Vendimi i Ivanovit i ngutshëm, thellon krizën politike në vend

Pas vendimit të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanovit lidhur me vendimin e tij faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur akt-akuzë ose janë në burg, në një lidhje të drejtpërdrejt me TV Alsat-M, reagoi edhe Lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai tha se vendimi i Ivanovit është i ngutshëm dhe se ky vendim nuk do të zgjidh krizën politike, ndërsa sipas tij zgjedhja e krizës janë vetëm zgjedhjet e 5 qershorit.

“Mendoj që vendimi i zotit Ivanov është një vendim i ngutshëm i pamenduar fare, dhe si një vendim i tillë nga një i ashtuquajtur president jolegjitim nuk ka legjitimitet, nuk mendoj se e ndihmon zgjidhjen e krizës, dhe fare nuk kem biseduar si katër parti politikë që kemi arrit marrëveshjen e Shkupit. Unë nuk mendoj që marrëveshja e Shkupit duhet të rrënohet, dhe këtë marrëveshje duhet ta respektojnë të gjitha palët nënshkruese gjithashtu edhe palët ndërmjetësuese të komunitetit ndërkombëtar”, ka deklaruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton Zhurnal.

Johanes Han: Vendimi i Ivanovit, i papranueshëm

Pas vendimit të Presidentit të vendit Gjorgi Ivanov reagon dhe eurokomesari Johanes Han duke thënë se deklarata e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të gjithë politikanët të amnistohen, është e papranueshme dhe nuk është në përputhshmëri me sundimin e së drejtës, raporton REL. “Deklarata e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të gjithë politikanët të amnistohen, ashtu siç unë  e kuptoj është e papranueshme dhe nuk është në përputhshmëri me sundimin e së drejtës”, deklaroi eurokomesari Johanes Han për REL

Ai theksoi se e gjithë situata në Maqedoni në ditët e fundit mjaft është përkeqësuar. “U bëj thirrje të gjithë liderëve të partive që të kthehen në bisedime dhe të fokusohen për zgjedhje fer dhe transparente dhe mendoj që një pjesë e asaj është pastrimi i listës zgjedhore, por gjithashtu edhe mos-bojkotimi i zgjedhjeve”, tha për REL, Han. Përndryshe sot pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Amnestia e Ivanovit pjesë e marrëveshjes së fshehtë VMRO-LSDM?

Fundvitin e kaluar, ish-kryeministri Lubço Georgievski në një intervistë ekskluzive për TVART pati shprehur dyshimin se lidhur me aferën e megaskandalit të përgjimeve mund të ketë një marrëveshje për amnisti të ndërsjellë mes kryeministrit të atëhershën Nikola Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.Po, cilat janë implikimet e aktit të sotëm të presidentit Ivanov.E drejta e faljes, sikurse dihet iu dha para më pak se një muaji, por duket se vendimi i tij ka për të polarizuar skenën politike edhe ashtu të tensionuar.

Pa diskutim, shefi i shtetit ka të drejtën e faljes; pa diskutim numri një i shtetit, së bashku me Gjykatën Kushtetuese, do të duhej të ishin gardianët e kushtetutshmërisë, të ligjshmërisë drejt drejtësisë në vend.Mirëpo, vendimi i presidenti Gjorge Ivanov, për të ‘pushuar të gjitha procedurat mes politikanëve dhe bashkëpunëtorëve ose mbështetësve të tyre nga palët rivale’, pak orë pas publikimit shtron shumë pyetje. E para:  A është ai ‘në interes të shtetit dhe të kombit, të qëndrueshmërisë dhe pavarësisë së tij, për t’i dhënë fund kësaj agonie’, sikundër deklaroi, dhe pyetja e dytë: Përse kreu i shtetit nuk priti ndarjen e shapit nga sheqeri, pra që drejtësia për megaskandalin e përgjimeve me rastin ‘Puçi’ përbrenda, të çohej në vend, të  arsyetohej puna e Prokurorisë së Posaçme dhe pastaj të ndërmerrte hapin e sotëm. Kështu sikundër veproi zoti Ivanov, duket se i jep të drejtë ish-kryeministrit Lubço Georgievski, i cili në një prononcim për televizionin tonë, qysh para katër muajsh pati shprehur bindjen se Nikola Gruevski dhe Zoran Zaev ishin marrë vesh për një amnisti të ndërsjellë.

Mirëpo, burime tona të besueshme, flasin se mes Gruevskit e Zaevit muajve të fundit ka pasur takime kokë më kokë, pa praninë e liderëve të dy partive shqiptare, Ahmetit e Thaçit, dhe, po ashtu, pa praninë e diplomatëve euro-amerikanë, të cilët sikurse dihet janë garantues të Marrëveshjes politike të fillimqershorit të vitit të kaluar me të cilën mëtohet t’i jepet fund krizës politike.

Në mungesë të reagimeve nga Brukseli, për zhvillimin e sotëm, po rikujtojmë një prononcim të zëdhënëses së Komisionit Evropian nga 18 marsi, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese ia fuqizoi shefit të shtetit të drejtën e abolimit. Atëherë Maja Kocijançiq pati deklaruar se vendimi eventual i Ivanovit të falë të akuzuarit për manipulime zgjedhore do të jetë në kundërshtim me rolin e Prokurorisë Speciale, në kundërshtim me vendimin e Parlamentit dhe të partive politike që të formojnë Prokurorinë Speciale e cila duhet t’i shqyrtojë dhe ndjekë shkeljet, përfshirë këtu dhe veprat  që lidhen me zgjedhjet e kaluara’.Kështu është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian, para nja muaji.

Nëse është dashur të merrej një mostër faljeje, atëherë Presidenca do të ishte e udhës të ndiqte, atë të faljes së ish-presidentit amerikan Riçard Nixon. Për shkak të zbulimit se është i  implikimuar në përgjime të bëra në vitin 1972,  ai  u detyrua të japë dorëheqje më 9 gusht  të vitit 1974. Pasardhësi i tij, presidenti Gerald Ford e fali më 8 shtator të të njëjtit vit duke eliminuar çdo mundësi që Nixoni të akuzohej dhe gjykohej, por me këtë – karriera e tij politike – mori fund. Do thoni – Amerika është  Amerikë dhe është larg, kurse ne jetojmë në Ballkan dhe këtu gjithçka është e mundshme. Sidoqoftë, të presim e të shohim!

shk1shk2

Next Post

Deputetja franceze: Nuk bëra krahasim me PS, por me periudhën e komunizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

Në GJKKO mbahet sot seanca paraprake, Meta dhe Kryemadhi prezentë në sallë (VIDEO)

January 12, 2026
Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

Mbulohet nga bora qarku i Korçës/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

January 12, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Zbardhet sherr në Lezhë, vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS bënë për spital dy kushërinjtë

January 12, 2026
Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

Tre fëmijët e Blerinës , histeria në rrjetet sociale dhe faji që akoma mbetet jetim

January 12, 2026
Sa raketa kanë mbetur? Loja e frikës mes Teheranit dhe Tel Avivit

Sa raketa kanë mbetur? Loja e frikës mes Teheranit dhe Tel Avivit

January 12, 2026
Berisha: Për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë faktorë të tjerë

Berisha: Për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë faktorë të tjerë

January 12, 2026
Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

January 12, 2026
Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

January 12, 2026
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

January 12, 2026
Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In