I ftohti Siberian tashmë prej ditësh ka mbërthyer Shqipërinë, me dëborën që ka zbardhur çdo qytet.
Por një pamje e rëndë vjen nga Korça, ku një i pastrehë e ka gdhirë jashtë në rrugë një nga ditët më të ftohta për vendin.
Fotoja është publikuar nga Nisma Thurrje në Facebook së bashku me denoncimin për këtë rast.
Siç shihet edhe në foto, personi i pastrehë ndodhet i shtrirë në rrugë i mbuluar nga dëbora. /a.k.