
Një 48-vjeçar shqiptar u arrestua në Selanik të Greqisë me drogë. Policia e vendit fqinj thotë se ai është anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të trafikut të drogës që transporton sasi të mëdha brenda vendit.
Shqiptari u arrestua bashkë me bashkëpuntoren moldave teksa iu gjetën 35 kg kanabis, 2 pako kokaine, pistoletë, celularë dhe makinë për të qarkulluar.
Madje u zbulua se ai ka masë ndalimi për hyrje në vendet e zonës Shengen. BW