FOTO/ Policia shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vrasje

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

Me anë të një shkrese elektronike, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin nga ana e të gjithë qytetarëve, që kushdo që ka një informacion rreth personave të dyshuar të lajmërojë menjëherë organet policore.

Bashkangjitur me këtë njoftim është një foto e dy personave të dyshuar për vrasjen e Ivanoviç, në Mitrovicën e Veriut.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për personat e dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës përmes numrit konfidencial të telefonit 080019999, adresën elektronike info@kosovopolice.com ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera sipas Policisë, publikimi i këtyre fotografive bëhet me qëllim të identifikimit nga ana e qytetarëve, të cilët mund të na ndihmojnë rreth identitetit të këtyre personave të dyshuar.

 

g.kosovari

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com