Një futbollist i ekipit të të rinjve afganë ndërroi jetë pasi ra nga avioni amerikan i cili po evakuonte afganët për të shpëtuar nga talebanët, shkruan Daily Mail.
Trupi i pa jetë Zaki Anwari, 19 vjeç 4 zbulua në Katar pas ngritjes së avionit me avganë nga Kabuli. Futbollisti besohet të jetë në mesin e disa viktimave që ranë nga avioni teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Kabuli.
Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara thanë në një deklaratë se pilotët vendosën të bënin ngjitjen e avionit për shkak të situatës të përkeqësuar.
I riu kishte ndjekur shkollën prestigjioze franceze Esteqlal, në Kabul, dhe ishte thirrur në ekipin kombëtar të të rinjve që 16-vjeç.
Futbollisti kishte nxituar në aeroport disa orë pasi Kabuli ra në duart e talebanëve, duke u bashkuar me mijëra të tjerë për t’u larguar nga Afganistani. Për ndarjen nga jeta të të riut kanë reaguar në rrjetet sociale edhe miqtë e tij./m.j