Një grua 29-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në lagjen “Don Bosko” në Tiranë në zonën e njohur si pallatet e Almakut, ndersa ndodhej ne lokal me bashkeshortin e saj dhe dhe me fëmijën e vogël të cilin e kishte në karrocë. Dëshmitarët thonë se Rezarta Laknori është qëlluar disa herë me armë kur sapo është çuar nga kafja.
Dy djem të rinj të pamaskuar dhe të armatosur janë parë nga banorët të largohen mes pallateve menjëherë pasi kanë qëlluar me armë ndaj gruas e cila është transportuar nga policia në spitalin e Traumës nga ku mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal poshtë një pallati të banuar dhe qytetarët që kanë parë skenën kanë qenë të shumtë. Shqiptarja.com sjell dëshmitë e para të tyre.
Policia e mbërritur në vendngjarja është vënë në ndjekje të autorëve, jo vetëm me kontrolle të shumta në të gjithë zonën por edhe me shoqërimin e dëshmitarëve që mund të hedhin dritë mbi këtë ngjarje. Autorët kanë shfrytëzuar rrugicat e ngushta në këtë lagje për tu larguar.