Deputeti i PD Ervin Salianji ironizoi sot në dyert e parlamentit ku u shfaq me një peshk të madh në duar, për të treguar në këtë mënyrë dështimin për goditjen e krimit e korrupsionit në nivele të larta.
Por, ai nuk u lejua të hynte brenda parlamentit. Peshku i madh i Salianjit përfundoi tek një tjetër Ramë, në duart e fotografit të Kuvendit, Agim Rama, i cili në mbyllje të seancës, teksa gjithë deputetët ishin larguar, ka pozuar me peshkun në duar.
“Peshku i opozitës planifiku për Ramën, ju dhuru Ramës më të madhit me moshë nga deputeti i PD, z.Ervin Salianji. Faleminderit opozitë”, shkruan ai./a.m.