Pas pritjes në ambjentet e Kryeministrisë, Rama i shoqëruar nga kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi dhe familjarët ka zhvilluar edhe homazhet përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Familjarët e katër viktimave të 21 janarit janë shprehur besimplotë se drejtësia do të vijë në vend, kjo pas Reformës në Drejtësi.
Kujtojmë që viktimat e mbetura gjatë protestës së opozitës në atë kohë të organizuara nga Partia Socialiste janë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.