• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Përballja e parë që nga dështimi i kryengritjes: Prigozhin në Samitin në Shën Petersburg ku po merr pjesë edhe Putin

by Java News
27/07/2023 17:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shën Petersburg, ku po mbahet samiti Rusi-Afrikë ka marrë pjesë presidenti Vladimir Putin, ndërsa nga disa imazhe të postuara në rrjete sociale, aludohet se i pranishëm është edhe shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, nëse është e vërtetë kjo do të ishte përballja e parë e tyre pas dështimit të kryengritjes një muaj më parë.

Vendndodhja e Prigozhin ka qenë subjekt i shumë spekulimeve që nga rebelimi i tij i dështuar dhe mërgimi i dukshëm në Bjellorusi në qershor.

Sky News ka verifikuar se imazhi është bërë në hotelin Trezzini Palace në Shën Petersburg. Përputhet saktësisht me imazhet ekzistuese të hotelit në Google.

Përballja e parë që nga dështimi i kryengritjes/ Prigozhin

Prigozhin

Përballja e parë që nga dështimi i kryengritjes/ Prigozhin

hoteli

Sky News s’ka mundur të verifikojë nëse imazhet janë realizuar sot, që është dita e parë e samitit Rusi-Afrikë.

Bashkëpunëtori i Progozhinit, Dmitry Syty, i cili është kryetar i Qendrës Kulturore të Rusisë në Republikën Qendrore të Afrikës (RQA), e publikoi në rrjetin social Telegram një fotografi me përfaqësuesit e RQA-së më 27 korrik, për të cilën thotë se ishte bërë në takim, shkruan rel.

Fontanka raporton se fotografia ishte bërë në Hotelin Trezine, i cili është në pronësi të familjes së Prigozhinit.

Megjithëse vendndodhja e Prigozhinit ka qenë mister muajin e fundit, besohet se ai lëviz mes Rusisë dhe Bjellorusisë.

Besohet se 3.450 deri në 3.650 ushtarë të grupit Wagner kanë shkuar në një kamp afër Asipoviçi në Bjellorusi, një qytet 230 kilometra në veri të kufirit ukrainas, sipas Belaruski Hajun, grupit i cili i gjurmon lëvizjet e trupave ushtarake brenda vendit.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mirëpriti forcat e Wagner-it në vendin e tij, pasi e kishte ndërmjetësuar një marrëveshje mes Kremlinit dhe Prigozhinit në qershor, duke i dhënë fund rebelimit të dështuar të grupit kundër liderëve të ushtrisë ruse.

Prigozhini e ka regjistruar një “kompani për menaxhimin e patundshmërisë” në Bjellorusi javën e kaluar me emër Concord Management and Consulting.

Dokumentet e analizuara nga mediumi i pavarur bjellorus reform.by, tregojnë se kompania është regjistruar në adresën e njëjtë të fshatit ku është i vendosur kampi mercenar Wagner./m.j

Next Post
Dyshimet/ Përfshihet nga flakët fabrika e prodhimit të lëngjeve në Libohovë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Dyshimet/ Përfshihet nga flakët fabrika e prodhimit të lëngjeve në Libohovë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In