Ndonëse protesta e sotme para Kryeministrisë është organizuar nga vetë qytetarët dhe nuk është thirrur nga asnjë parti politike në vend, asaj i janë bashkuar dhe politikanë, ndërsa të tjerë kanë shprehur mbështetjen.
Mes protestuesve të sotëm që kanë dalë në bulevard kundër rritjes së çmimit të energjisë të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ka qenë dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi.
Ajo shihet e shoqëruar nga miqtë dhe protestues të tjerë në mbështetje të kërkesave të qytetarëve.
/a.r