Dy ditë pas protestës së opozitës, Kryeministria është rikthyer në gjendjen e mëparshme pas pastrimit.
Punonjësit e Shërbimit të Pastrimit dhe Dezinfektimit kanë pastruar bojën që protestuesit e opozitës hodhën drejt mureve. Pasditen e së shtunës në protestën e tretë që opozita zhvilloi para Kryeministrisë, militantët sulmuan godinën me bojë dhe sende të tjera.
“Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito” ishte një nga reagimet e kryeministrit Edi Rama, referuar protestave të opozitës, që janë shoqëruar edhe më dëmtimin e mureve dhe fasadave të disa institucioneve.
g.kosovari