• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Pas vjedhjes spektakolare, bankat transportojnë paratë nga Rinasi nën masa të rrepta sigurie

by Java News
12/11/2019 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bagazhet e pasagjerëve në fluturimin e së hënës në mesditë të Austrian Airlines janë shoqëruar nga thasët me valutë të huaj të bankave shqiptare, që transportohen drejt Vjenës në “normalitetin e ri” të krijuar nga forcat e shtuara policore në ambientet e aeroportit.

Pas vjedhjes spektakolare të më shumë se 10 milionë euro, nga 4 banka tregtare brenda Aeroportit të Rinasit, Policia e Shtetit filloi shoqërimin e blindave me valutë, ndërkohë që aeroporti patrullohet edhe nga forcat e ushtrisë. Fotot e siguruara nga “Monitor” të hënën e datës 11 nëntor, tregojnë se në avionin e “Austrian” janë ngarkuar thasët me para të disa bankave të shoqëruara nga forcat e sigurisë fizike të kompanive të ndryshme si “Nazeri 2000”, “Breçani”, “Octapus security”.

Duhet të jenë disa banka që kanë kryer këtë javë transferimin e parave jashtë vendit, si një procedurë normale, ndërkohë që për vjedhjen e muajit prill, disa banka janë dëmshpërblyer nga siguruesit dhe risiguruesit dhe banka të tjera vazhdojnë procedurat në gjykatë mes kompanive të sigurimit dhe bankave të siguruara.

Bankat transportojnë jashtë Shqipërisë një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), të cilat i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit dhe për këmbime cash valutore. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Ngjarja e ndodhur në Rinas, e dyta kur grabiten paratë brenda në aeroport, ka rritur ndjeshëm primet e sigurimit të bankave të nivelit të dytë, ndërkohë edhe kompanitë e risigurimit që veprojnë në Londër, Hanovër, Gjenevë etj., kanë rritur kostot për kompanitë shqiptare të sigurimit të transportit të parave në udhëtim./monitor

    

g.kosovari

Next Post
Vrasja e teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet në polici një prej vëllezërve Kusi

Vrasja e teknikut të kondicionerit, vetëdorëzohet në polici një prej vëllezërve Kusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In