• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Oriola Marashi me të dashurin misterioz mes luksit të çmendur në Dubai

by Java News
10/11/2019 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Modelja Oriola Marashi vazhdon të tregojë linjat seksi në fotografitë, të cilat i publikon herë pas here në profilin e saj në “Instagram”. Këto ditë ndodhet në Dubai, ku dhe ka festuar Halloween-in mes luksit të çmendur me të dashurin misterioz.

Ajo ka zgjedhur të postojë fotografi nga bregdeti, duke u shfaqur e nxehtë, me një veshje shumë transparente, foto në të cilën ka marrë shumë komplimente. Komentet kanë qenë të shumta për stilin e saj ekstravagant dhe seksi, ku bien në sy aksesorët luksozë që mban përveç veshjes. Modelja ka vendosur t’i përshëndesë me një foto të tillë provokuese ndjekësit e saj në ditën e frikshme të Halloween-it, ndërsa ndodhet me pushime në Dubai.

Ndjekësit aludojnë se ajo ndodhet atje me të dashurin misterioz, edhe pse për këtë çështje Oriola s’ka folur ende në media dhe i mbetet vetëm asaj ta konfirmojë. Se si po ia kalon në Emiratet e Bashkuara, duket shumë qartë nga fotot e shpeshta që Oriola poston nga restorantet luksoze dhe ndalesat në shkretëtirë me makinën luksoze.

Në një nga postimet e saj, ajo shihet edhe në shoqërinë e një mikeshe, duke pozuar të veshura me shall karakteristik të arabëve dhe shumë e kënaqur nga ky udhëtim. Po cila është jeta e Oriola Marashit, që po aspiron famë ndërkombëtare në fushën e modës? Me sete fotosh artistike të kuruara në çdo detaj, Oriolës duket se i ndryshoi plani rrugës, ndërkohë që ndiqte studimet për Kanto në Universitetin e Arteve.

Të gjithë ata që e njihnin nga afër mendonin se shtatlartësinë dhe pamjen do ta kishte një plus në karrierën si këngëtare, por situatat për të erdhën në atë mënyrë që ajo ta kthente pamjen në plan të parë, duke pozuar si modele, ndërkohë që po planifikon hyrjen edhe në tregun e muzikës. Ndërsa ka realizuar një set fotosh sensuale me Juxhin Kurtin, pak javë më parë zbuloi planin e saj për të fuqizuar pozitat në botën e modës.

Ndërsa po bashkëpunon me markën e njohur “Guess” si imazh, duket se të tjera projekte e presin Oriolën jashtë Shqipërisë. Në një rrëfim të fundit, Oriola u shpreh: ”Di të them vetëm se po punoj shumë sa i takon angazhimit tim në fushën e modës, do udhëtoj shumë për punë dhe synimi im janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është plani im për momentin, deri sa t’i gjej një shteg muzikës”. Duket se punën intensive ajo e ka nisur që në pranverën e këtij viti, pasi bashkë me një video ku shfaqej sensuale, shkruante: “Sezoni i punës sapo ka filluar. Gati? Është koha e show-t”, shkruante ajo poshtë videos, ku zbuloi se ishte pa make-up dhe se po punonte me Endrit Mërtirin.

Nuk ishte kjo hera e parë që Oriola Marashi poston foto apo video ekzibicioniste të kësaj natyre, pasi ajo do që të bëjë revolucion. E cilësuar shpesh si vajza OTR, fansat e mësuan nga mediat se ajo ishte diplomuar për Soprano në Universitetin e Arteve. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për Soprano. Në një nga intervistat e saj për veten ka rrëfyer se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave, që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve.

Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Origjina e Marashit është Puka, ndërsa ka pohuar se vjen nga një familje me ekonomi të mirë, ku s’i ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë duke i mësuar asaj dhe motrës, Xhulias, që duhet të punojnë për të fituar ato ç’ka kërkojnë në jetë. Para pak kohësh e pamë në një projekt ndërkombëtar muzikor, ku mori pjesë si figurante. Në klipin e këngëtarit me famë botërore, Jonas Blue, realizuar në jug të Shqipërisë, me titull “Mama”, ajo u përzgjodh pasi kishte rënë në sy në fotot artistike të realizuara nga Endrit Mërtiri./ panorama

g.kosovari

Next Post
Horoskopi ditor, e Hënë 10 Shtator 2018

Horoskopi javor, 11 nëntor deri 17 nëntor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In