Një grup djemsh që u zhytën në shatërvan në Sheshin Venecia bënë bujë në mediat italiane. Shfaqjen, e parë shumë herë të tjera por aspak të këndshme, e ka ofruar një nga djemtë i cili ka hequr mbathjet duke dalë nudo.
Skena është filmuar dhe është shpërndarë në rrjet nga Site ‘Roma fa schifo”. Nuk është hera e parë që shatërvanet romane bëhen pjesë e akteve vandaleske dhe e skenave të tilla. Pamjet e postuara në rrjet, nëpërmjet Twitter dhe Facebook kanë ngjallur indinjate nga përdoruesit e internetit.
Megjithatë zv/kryeministri dhe ministri i Brendshëm Matteo Salvini, i cili njihet tashmë për gjuhën e ashpër ndaj mafias, ka dhe një mesazh për këta persona. “Di unë si t’i edukoj këta idiotë nëse kapen, Italia nuk është dushi i shtëpive të tyre,” shkruan ai. /ma.me