• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Njihuni me djaloshin nga Korça që ka tatuazh Fan Nolin

by A R
08/01/2018 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë ligjëratave të tij të shpeshta përmend se ka idhuj Fan Nolin dhe Faik Konicën.

Por duket se në Shqipëri është dikush tjetër që është më i “çmendur” për Nolin sesa vetë kryeministri shqiptar.

Nuk është e lehtë të gjesh të rinj sot që duan dhe kanë idhull një personalitet të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, siç është Fan Noli.

Ne e kemi gjetur një prej tyre, madje ai jo vetëm e studion figurën e Nolit, por ka gdhendur në trup portretin e tij.

Roel Rapi është 22 vjeç. Ka lindur në Korçë, por studion në Tiranë për Histori. Në krahun e tij të djathtë ai ka bërë tatuazh portretin e Fan Nolit!

U habitëm në momentin e parë dhe folëm me Roelin, i cili na ka treguar për DITA më shumë për dashurinë që ka ndaj figurës së Nolit.

“Po në krahun tim të djathtë kam portretin e Fan Nolit në një version Dark Ages. Noli është figura ime e preferuar shqiptare, pa pikë dyshimi. I ka dhuruar kontributin e tij Shqipërisë në shumë fusha si: poet, përkthyes, prift dhe klerik fetar, politikan, kritik letrar, orator i përkryer”- tregon 22-vjeçari të cilit i dallohet lehtë e folura “pe Korçe”.

Por jo pa qëllim jemi me Roelin sot, pasi Noli pardje ka patur ditëlindjen (6 janar 1882), dhe kur një figurë nga i cili frymëzohesh ka datën e lindjes, dita bëhet edhe më e rëndësishme.

“Noli ka lindur 6 janari 1882, prandaj ai është aq i bekuar, pasi 6 janari është Theofania, dita e Ujit të Bekuar, dita e Pagëzimit të Krishtit. Për këtë arsye ka marrë dhe emrin Theofan”,- shpjegon Roeli.

Por ka disa arsye se përse ai frymëzohet nga figura e Nolit…

“Më tepër nga ai më pëlqen oratoria e tij e jashtëzakonshme, një talent i lindur dhe këmbëngulja dhe vendosmëria për të realizuar projektet e tij.  Dy nga më të rëndësishmit janë padyshim anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920 ku ai mbajti një fjalim të shkëlqyer, ku shtangu figurat botërore të diplomacisë perëndimore të asaj kohe; si dhe formimi i një  Kishe Orthodhokse Autoqefale Shqiptare në vitin 1922, e cila do te njihej zyrtarisht nga Patriarka Ekumenike e Kostandinopojës në vitin 1937. Përpos këtyre, poezia sarkastike e Nolit është shumë e veçantë dhe frymëzuese për mua! Nga ato do të veçoja Shën Pjetri në Mangall! Tjetër fakt është diplomimi i tij në Harvard në moshën 65-vjeçare!”.

Pas Nolit vjen… Albert Einstein

Por tjetër gjë është ta duash një figurë dhe tjetër, të marrësh guximin dhe të pikturosh në turp portretin e tij… Pse tatuazh?- e pyes Roelin, i cili i mban krahët përveshur në këtë bisedë dhe duket sikur Noli është me ne.

“Më ka pëlqyer gjithmonë ideja që të bëja tatuazh një figurë shqiptare! Dhe pikërisht për arsyet që përmenda më lart vendosa që të ishte ai. Është figura më erudite dhe më perëndimore që ka nxjerrë Shqipëria. Është inspirim për mua!”.

-Për tatuatorin ishte hera e parë që realizonte një figurë të tillë?

Po, dhe u befasua pak, sepse ishte hera e parë që dëgjonte një kërkesë të tillë. Nuk kishte punuar asnjëherë portret të ndonjë personaliteti me përmasa të tilla. Por e pëlqeu shumë si ide dhe këmbënguli për ta realizuar, për më tepër portreti është në stilin e tij gotik dhe të errët Dark Ages, për të cilën ramë të dy dakord për ta sjellë në një variant ndryshe dhe më mistik”.

Po miqtë, ata që të njohin, çfarë thanë?,- e pyes, duke qenë e vetëdijshme që nga Roeli nuk pritej të bënte Endrin dhe Stefin, tatuazh (vëllezërit këngëtarë nga Korça )

“Shumica nuk u befasua pasi e prisnin nga një person që e adhuron aq shumë figurën e tij. Ka nga ata që më përgëzojnë për zgjedhjen dhe simbolikën”.

Por ky nuk është i vetmi tatuazh që 22-vjeçari ka në trup.

“Momentalisht kam katër, bashkë me figurën e Fan Nolit! Tatuazhi i parë që kam punuar është një helmet ilire e bashkuar me Dhinë Amalthe, simbol i trashëguar nga paraardhësit tanë, nga Aleksandri i Madh tek Pirro i Epirit deri tek Skënderbeu. Tatuazhet e tjera janë Doktori i Murtajës dhe Ujku Stark nga seriali im i preferuar “Game Of Thrones”. Të gjitha këto janë të lidhura me pasionet e mia: Historinë dhe Kinematografinë!”

Por Roeli nuk ndalet, ka në plan një tjetër figurë të rëndësishme, po këtë herë është i huaj.

“Personaliteti i radhës që kam menduar është Albert Einstein. Figurë që i ka dhënë shumë botës moderne.  Bashkë më të dua të bashkëngjis një thënie të preferuar nga ai”.

Por Roel Rapi nuk përqendrohet vetëm te tatuazhet. Ai është student i degës së Historisë në Universitetin e Tiranës. Drejton një program në Radio Travel dhe gjithashtu, pëlqen muzikën Rock dhe Futbollin. Të dyja këto pasione dëshiron t’i ndjekë në stadium.

“Stadiumi është shtëpia ime e dytë. Që në moshë të vogël, lë të themi 10 vjeç kam filluar të shkoj në stadium për të ndjekur skuadrën e qytetit, Skënderbeu, e cila më ka bërë shumë të lumtur vitet e fundit. Përpos skuadrës së zemrës, kam patur fatin e madh të ndjek dhe disa banda Live në stadiumet dhe arenat më të famshme të Evropës si Metallica, Iron Maiden Alice in Chains dhe Coldplay!”

Next Post
Kryemadhi: I kotë debati për Rehovicën, ai e ka humbur mandatin e deputetit

Kryemadhi: I kotë debati për Rehovicën, ai e ka humbur mandatin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Superjahti 500 milionë euro i aleatit të Putinit lundron nëpër Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës

Superjahti 500 milionë euro i aleatit të Putinit lundron nëpër Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës

April 28, 2026
Eksperti i kriminalistikës: Aplikacioni që “spiunon” policët rrugorë, zbulon ku ndodhen radarët dhe patrullat në gjithë Shqipërinë dhe…  !

“Mbi 306 familje të ngujuara në Lezhë”/ Vrasja e çiftit, Karamuço: Dyshohet se autorët janë…

April 28, 2026
“GJKKO si hotel me 5 yje”, Manjani ‘shpërthen’ ndaj Dados: T’i fusim edhe prokurorët në kafaz dhe ta bëjmë me 7…

“GJKKO si hotel me 5 yje”, Manjani ‘shpërthen’ ndaj Dados: T’i fusim edhe prokurorët në kafaz dhe ta bëjmë me 7…

April 28, 2026
SHBA-të në krizë pas atentatit: politika, media dhe akuzat për ‘gjuhë urrejtjeje’”

SHBA-të në krizë pas atentatit: politika, media dhe akuzat për ‘gjuhë urrejtjeje’”

April 28, 2026
TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

April 28, 2026
Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

April 28, 2026
Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze

Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze

April 28, 2026
Putin ndryshon rol (para zgjedhjeve), nga lider lufte në ndërmjetës global për paqen

Putin ndryshon rol (para zgjedhjeve), nga lider lufte në ndërmjetës global për paqen

April 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Parashikimi i shenjave nga Jorgo Pulla. Ndryshime, mundësi dhe vendime të rëndësishme

April 28, 2026
Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës

Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In