• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Nis panairi “Shqipëria Punon Tokën”, Çuçi: Për dy ditë kemi sjell fshatin në mes të Tiranës

by Java News
16/11/2019 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sheshi “Skënderbej” në kryeqytet kishte marrë sot pamjen e një ferme gjigante në mes të Tiranës. Nisi panairi “Shqipëria Punon Tokën”, eventi më i madh për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri. Ky është edicioni i tretë i këtij panairi, i cili organizohehet nga Ministria e Bujqësisë dhe Bashkia Tiranë. Pak pas hapjes së panairit, në shesh ishte edhe kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ata bënë një vizitë nëpër stendat e panairit, për të parë nga afër prodhimet bujqësore dhe për të takuar fermerët e ardhur nga i gjithë vendi.

Ministri Bledi Çuçi tha se ky panair është një ngjarje e madhe festive për bujqësinë shqiptare, agropërpunimin, akuakulturën dhe sektorin rural në tërësi. Çuçi ftoi qytetarët t’i bashkohen këtij panairi.

“Siç e shikoni ka një pjesëmarrje masive, jo vetëm të fermerëve dhe bizneseve agropërpunuese, por edhe të qytetarëve të Tiranës e mbarë Shqipërisë, që kanë ardhur sot për të festuar së bashku. Ju ftoj të vizitoni panairin, ta shijoni dhe të blini produkte shumë të mira Made in Alabnia. Ky është një panair 360 gradë, që ka një interes të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Për dy ditë kemi sjell fshatin në mes të Tiranës”, tha ministri Çuçi.

Numri i pjesëmarrësve në këtë panair nga radhët e fermerëve, sipërmarrësve të agropërpunimit, agroturizmit, por edhe insitucioneve financiare që kreditojnë bujqësinë përllogaritet në rreth 400. Për herë të parë marrin pjesë edhe sipërmarrje nga vendet e rajonit. Panairi “Shqipëria Punon Tokën” ka një program të pasur përgjatë dy ditëve, me aktivitete të shumta për të rriturit dhe fëmijët. Atraksion më vete është edhe një fermë me kafshë të ndryshme e cila ndodhet në një hapësire të veçantë të sheshit “Skënderbej”, harta e Shqipërisë e vendosur në sipërfaqen e sheshit, si dhe një balon e madhe që tërheq vëmendjen e të gjithëve. Në mbrëmje do të ketë edhe një koncert nga kuarteti Peter Pan.

g.kosovari

Next Post
Sondazhi/ Për kë do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet bëhen sot?

Sondazhi/ Për kë do votonin shqiptarët nëse zgjedhjet bëhen sot?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com