‘VloraNews’ vijon publikimin e situatës së rëndë në të cilën ndodhet qyteti bregdetar. Bëhet fjalë për një përmbytje të vërtetë, ndërsa sheshet para pallateve janë mbushur plot e përplot me ujë.
Reshjet nuk kanë kursyer asgjë, ndërsa qytetarë të pashpresë duken në përpjekje për të shpëtuar automjetet e tyre. Fotografitë e mëposhtme u publikuan pasditen e së dielës.











