• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ New York Times për Tiranën: Një qytet kozmopolitan, dhe potenciali për një të ardhme të shkëlqyer

by Java News
07/09/2019 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeqyteti shqiptar ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit. Me këto fjalë e nis artikullin kushtuar Tiranës gazeta prestigjoze amerikane New York Times, e cila i bën një përshkrim të bukur ndryshimeve që ka pësuar vitet e fundit kryeqyteti shqiptar, por edhe potencialit për një të ardhme të shkëlqyer.

Artikulli i publikuar në gazetën më me influencë në SHBA thotë se gjatë pesë viteve të fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një qoshe thuajse fare e pazbuluar e Europës, me një kryeqytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, që përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës.

“Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin Skënderbej, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Mussolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar”, shkruan gazetari i New York Times, Alexander Lobrano.

Mandej, artikulli përshkruan shkurtimisht të kaluarën e vështirë të Shqipërisë nën sundimin Osman dhe komunist, e më pas gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor në 1991. “Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj – Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skateboarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë”, vijon artikulli i prestigjozes amerikane.

Më tutje, New York Times bën një sugjerim të zgjuar për turistët, se çfarë duhet të vizitojnë ata në Tiranë: ai veçon hotelin “The Plaza” në qendër të qytetit dhe “The Rooms Hotel”, fare afër Bllokut, një zonë që nën regjimin e Hoxhës ishte i pavizitueshëm nga njerëzit e thjeshtë. Për ata që duan të shijojnë kuzhinën e mirë shqiptare, Restoranti “Mullixhiu” është zgjedhja e parë, por edhe “Oda” për një byrek të shpejtë.

Ferma “Uka” në periferi të Tiranës veçohet në artikull si një vend ku prodhohet verë si e qëmotit Kallmet. Kurse për ata që duan të dinë më shumë për historinë dhe kulturën shqiptare, kanë dy opsione: Muzeun Historik Kombëtar dhe Amfiteatrin e Durrësit.

Pjesë nga shkrimi i New York Times, botuar në 6 shtator 2019:

Në kryeqytetin shqiptar, aty ku përplaset historia e çuditshme dhe e ardhmja e ndritur e vendit

Pesë vitet e fundit, Shqipëria është cilësuar nga turistët si ai vendi i rrallë: një cep thuajse fare i pazbuluar i Europës (me rreth 265 milje vijë bregdetare).

Vendi i vogël Ballkanik shtrihet përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, përballë takës së çizmes së Italisë dhe më pak se 45 minuta me target nga ishulli grek i Korfuzit.

Së fundmi, në bregdet janë hapur resortet e para e teksa plazhet e qytetit të Sarandës dhe Vlorës po bëhen gjithnjë e më të rehatshme, po ashtu edhe Tirana – kryeqyteti i vendit, me një popullsi mbi gjysmë milionë dhe 22 milje tokë – po zhvillohet si një qytet kozmopolitan, me restorante të reja, dyqane dhe galeri, të cilat përzihen me trashëgiminë thuajse surrealiste të së kaluarës së qytetit.

Për të kuptuar përplasjen e epokave në Tiranë mjafton të vizitoni Sheshin Skënderbej, i rinovuar së fundi me shatërvane dhe pllaka të trëndafilta graniti, që mban mbi vete xhaminë me minare të Shekullit të XVIII, një Kishë Orthodhokse shqiptare në formë kubeje e hapur në vitin 2012, një sërë ndërtesash qeveritare që jehojnë arkitekturën fashiste të Italisë së Mussolinit dhe një monolith brutal ku ndodhet Muzeu Historik Kombëtar.

E banuar në kohë të lashta nga fiset Ilire dhe Greke, Shqipëria kaloi më shumë se katër shekuj si pjesë e Perandorisë Osmane. Pas 1912, u shndërrua në një monarki me prirje fashiste, e mandej, me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, një shtet komunist i sunduar nga diktatori famëkeq Enver Hoxha.

Në 1991, një vit pas shumë prej fqinjëve të saj nga Blloku i Lindjes, vendi zhvilloi zgjedhjet e para demokratike, e po ashtu ndjeu gumëzhimat e para të një zgjimi kulturor.

Tirana mund të mos jetë një skenë e fortë avantgarde, por ngacmon guximshëm me ikonoklasikën e saj – Piramida, një monument i madh kushtuar Hoxhës në qendër të qytetit, është sot një vend i njohur për skateboarder – dhe dëshirën për të jetuar, me të cilën ka joshur shumë turistë.

“Ka shumë potencial”, thotë Flori Uka, një verëbërës i shkolluar në verilindje të Italisë, i specializuar në prodhimin e verës së qëmotshme nga rrushi Kallmet, që rritet në periferi të qytetit.

“Kemi qenë të izoluar për një kohë të gjatë, por sot njerëzit kreativë kanë mundësi të bëjnë atë që duan. E përthithin shpejt të renë”.

Artikullin e plotë e gjeni në: https://www.nytimes.com/2019/09/06/t-magazine/tirana-albania-travel-guide.html

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Pranga 28-vjeçarit në Burrel, qëlloi me armë zjarri dhe e fshehu në frigorifer

Dhunoi policin që ndërhyri për të qetësuar, policia arreston 41-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

“Rritje pagash për 720 efektivë policie”, Rama: Një inspektor në RENEA do të paguhet 1600 euro

February 22, 2026
Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

Tentativë vrasjeje, kokainë dhe korrupsion! SPAK çon për gjykim 21 persona, mes tyre Suel e Mario Çela

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In