Kuvendi i Shqipërisë kanë rinisur këtë të enjte një seancë maratonë, në vazhdim të asaj që u zhvillua dje, ku po diskutohen disa projektligje të rëndësishme, si zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit dhe emërimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
Seanca e sotme ka nisur prej orës 10.00 të paradites, me debate të nxehta e diskutime të gjata. Deputetët duket se janë lodhur ndaj dhe një prej tyre ka vendosur të marrë me vete një shishe të vogël me dhallë, sa për të shuar etjen./m.j