Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 3 helikopterë, nga Holanda dhe Çekia, pjesë e mbështetjes që dy vendet po i japin Shqipërisë, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për shuarjen e zjarreve në vend.
Mjetet u pritën në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako, përfaqësues të ambasadave përkatëse, Shefi politik i delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.
/b.h