• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Ndërron jetë në moshën 90-vjeçare “burrnesha” e famshme e Tropojës

by Java News
06/02/2022 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një “burrneshë” ishte një titull që e merrte gruaja e cila vendoste të mos martohet deri në fund të jetës së saj. Ajo merrte përsipër në familje punë që janë në traditën e meshkujve dhe kishte një status njësoj si të meshkujve në familje, apo edhe më gjerë. E tillë ishte gruaja nga Viçidoli, Fatime Bardhi, e cila e ndërroi emrin në Hajdar. Lajmin për ndarjen e saj nga jeta në moshën 90 vjeçare e kanë dhënë të njohurit e saj.

Hajdar (Fatime) Bardhi vishej si burrë dhe në kokë mbante qeleshen e bardhë. Jeta e saj ishte e mbushur me shumë sakrifica. E lindur me 13 prill 1931 ajo përjetoi burgosjen dhe internimin e babait të saj në kampin famëkeq të Portolongones ne Itali. Ai ishte ndër antifashistët e pare te Malësisë së Gjakovës. Më vonë përjetoi edhe vdekjen e parakohshme të vëllait te vetem, duke marre pergjegjesinë për rritjen dhe edukimin e 6 fëmijve te tij. Në një moshë fare të re, u kthye në “burrë” dhe madje u angazhua edhe në shumë punë publike të kohës.

Burrneshat, të njohura edhe si “virgjëreshat e betuara”) i përkasin një tradite që u krijua dhe u zhvillua përgjatë një periudhe disashekullore, por që vazhdon të jetë e pranishme ende sot, kryesisht në disa zona periferike të veriut të Shqipërisë. Arsyet e lindjes së kësaj tradite lidhen me një sërë faktorësh, në bazë të të cilëve qëndrojnë rregullat që organizonin dhe orientonin shoqërinë e dikurshme.

Ndër këta faktorë, më themelorët lidheshin me nevojën që kishin familjet pa një trashëgimtar mashkull për të ruajtur pasurinë familjare; për të shmangur ndonjë konflikt me pasoja fatale; për shkak të kushteve të vështira të jetesës, të cilat e detyronin një femër të shndërrohej në personin kryesor që kujdesej për familjen; por edhe për shkak të një zgjedhjeje personale që bënte femra, e cila dëshironte të bënte një jetë të tillë.

Kjo traditë, pavarësisht se në përmasa më të vogla, vazhdon ende sot në Shqipëri në disa zona. Aktualisht, një numër i vogël i tyre jetojnë kryesisht në veri të Shqipërisë, si në Shkodër, Dibër, Mat, Bulqizë, Kukës etj. Për historitë e burrneshave në Shqipëri janë botuar edhe libra, ndërsa një interes të veçantë ka pasur edhe kinematografia, ku janë realizuar dokumentare a filma të veçantë mbi këtë traditë./m.j

Next Post
Shehu “pushton” selinë e PD në Gjirokastër/ Akuza Bashës: Të godasësh historinë tonë do të thotë të jesh “patericë” e Ramës

Shehu "pushton" selinë e PD në Gjirokastër/ Akuza Bashës: Të godasësh historinë tonë do të thotë të jesh “patericë” e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In