• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Muzeu i Kulturës së Pallatit të Dimrit në Hong – Kong, një adresë turistike e veçantë

by Java News
04/07/2022 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si projekt i rëndësishëm në fushën e kulturës u hap zyrtarisht Muzeu i Kulturës së Pallatit të Dimrit i Hong-Kongut.

Ky muze përmban më shumë se 900 koleksione të përzgjedhura nga koleksionet e Muzeut të Pallatit të Dimrit në Pekin, duke përfshirë 166 relikte kulturore kombëtare të klasit të parë. Këto koleksione do të shpërfaqin para publikut historinë e gjatë dhe kulturën e mijëravjeçare të Kinës. Nënkryetari i bordit drejtues të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut Li Zhuofen tha:

“Ky muze në Hong-Kong u ndërtua brenda pesë vjetësh. Muzeu i Pallatit të Dimrit i Pekinit ka dërguar mbi 900 thesare, shumë prej të cilave janë thesare kombëtare, me qëllim që qytetarët e Hong-Kongut të njohin bukurinë e kulturës dhe artit kinez. Kjo është një mundësi shumë e rrallë”.

Shumë banorë hongkongas që vizituan muzeun, u shprehën se në këtë mënyrë, mund të njohin më mirë historinë kineze.

Mësohet se, përveç koleksioneve nga Pekini, Muzeu i Kulturës së Pallatit të Dimrit i Hong-Kongut do të ekspozojë edhe koleksione të njohura botërore, si nga Luvri i Francës etj., për të nxitur shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe botës. Nënkryetari i bordit drejtues të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut Li Zhuofen u shpreh:

“Në sallat e tjera do të ekspozojmë koleksione nga muzetë e vendeve të ndryshme, si p. sh. koleksionet nga Luvri i Francës. Vendosja e relikteve të njohura të Kinës me ato të vendeve të tjera nxit komunikimin dhe mësimin e ndërsjellë dhe do të jetë në favor të shkëmbimeve artistike.

Mësohet se deri tani janë shitur ose rezervuar rreth 100 mijë bileta të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut. Biletat për korrikun janë shitur mbi 70 % dhe biletat për ekspozitat e posaçme afro 90 %. Përveç kësaj, të gjitha vendet e hyrjes falas të mërkurave në korrik janë rezervuar plotësisht, duke përfshirë rreth 11 000 bileta falas.
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Next Post
Veliaj me familjarët e kompozitorit Çesk Zadeja: Përkujtojmë veprën e jashtëzakonshme në vitin e 95-vjetorit të lindjes së tij

Veliaj me familjarët e kompozitorit Çesk Zadeja: Përkujtojmë veprën e jashtëzakonshme në vitin e 95-vjetorit të lindjes së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

Paralajmërimet e Rusisë, Rutte: NATO është një aleancë mbrojtëse, Moska të ndalojë kërcënimet bërthamore

September 30, 2026
Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

September 30, 2026
Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

September 30, 2026
Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

September 30, 2026
Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

September 30, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin

September 30, 2026
Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com