Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit. Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si gjiri i Dafinës, gjiri i Anglezit, shpella e Haxhi Aliut, gjiri i Ariut etj, Karaburuni bëhet vend mjaft tërheqës në vijën bregdetare dhe më i paeksploruari.
Këto vende dhe gjire të bukur mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese. Vende të pazbuluara dhe të paekspozuara gjenden akoma në turizmin shqiptar.
Një turiste e cila e ka eksploruar gjirin e Dafinës gjatë fundjavës shprehet për këtë eksperiencë se, ”nuk ju duhet të udhëtoni shumë larg për të vizituar këtë vend të mrekullueshëm të quajtur Gjiri i Dafinës i cili ndodhet në pjesën perëndimore të Parkut Natyror Karaburun”.
g.kosovari