• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Mori nënshtetësinë shqiptare, kush është rusja Marina, e bija e balerinës së njohur të TKOB

by A R
17/12/2024 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marina është rusja që mori dje shtetësinë shqiptare. Një grua e moshuar, shumë e emocionuar për pasaportën shqiptare, duket si një ngjarje e rrallë këto kohë. Por Marina ka arsyet e veta, dhe arsyeja është nëna e saj shqiptare, një ish-balerinë e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Marina Mishueva (Migunova), e lindur më 28 dhjetor 1955 në Leningrad (Shën Petersburg), është vajza e Adolf Mishuev me kombësi ruse dhe e Mellania Terca (Mishueva) me kombësi shqiptare.

Ajo është diplomuar në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Moskës për gjuhën angleze dhe ruse. Deri në vitin 2016, ka punuar pranë këtij fakulteti si pedagoge e gjuhës angleze dhe ruse, ndërsa tani është në pension.

Marina tregon:

“Mamaja ime, znj. Mellania Terca Mishueva, ka punuar në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë si balerinë e parë, duke kontribuar me gjithë pasionin dhe talentin e saj për të përfaqësuar baletin shqiptar brenda dhe jashtë vendit deri në vitin 1961. Si balerinë e parë, ajo ka kërcyer edhe në filmin e parë shqiptar Skënderbeu.

Gjatë aktivitetit të saj si balerinë e talentuar në Tiranë, mamaja ime u martua me oficerin rus Adolf Mishuev, sigurisht me aprovimin e instancave të larta të qeverisë shqiptare, në vitin 1955.

Pas vitit 1991, Mellania Terca Mishueva ka ardhur me qëndrim afatgjatë në Tiranë te të afërmit e familjes çdo vit. Mellania është pajisur me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike.”

E gjithë kjo histori e nënës së saj e ka nxitur Marinën të kërkojë edhe ajo shtetësinë shqiptare.

“Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të marr shtetësinë shqiptare dhe të jem një shtetase shqiptare e denjë në këtë vend të mrekullueshëm dhe të ngrohtë, vendi i origjinës së mamasë sime. Unë flas mirë gjuhën shqipe sepse kam qenë në Tiranë deri në vitin 1961, kur për arsye të njohura politike midis dy vendeve tona, u detyruam të linim Shqipërinë.”

Marina ka aktualisht dy fëmijë të martuar. Pas dekretimit të shtetësisë shqiptare nga Presidenti i Republikës dhe kryerjes së betimit tek kryebashkiaku Z. Erion Veliaj, Marina dëshiron të jetojë në Tiranë, tek shtëpia e kushërirës së saj Alma Kora pranë Njësisë Bashkiake nr. 7.

Next Post
Akuza për vjedhje nga policia e prokuroria, Gjergj Luca: Veliera është pronë e “Rozafës”

“Mos i shfrytëzoni këto momente”, Luca reagon për Parashqevi Simakun: A e keni kthyer kokën nga artistët e vjetër dhe të rinj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In