Ashtu si kryeministri Rama, edhe të ardhurat për familjen e presidentit Ilir Meta kanë rezultuar në rritje. Tirananews.al ka mundur të sigurojë të sigurojë dhe deklaratat e pasurisë që kanë bërë pjesëtarët e familjes presidenciale.
Ajo që bië në sy është overdrafti që ka marrë Presidenti në bankë gjatë vitit 2019, ndërkohë që si Linda Rama, edhe Monika Kryemadhi duket se është shtylla e shtëpisë sa i takon të ardhurave në familje.
Gjatë vitit 2019, Presidenti Meta ka tërhequr nga banka 12 milionë lekë të vjetra, ndërsa ka marrë edhe një overdraft në vlerë 13 milione lëkë. Ndërkaq të ardhurat kryesore të kreut të shtetit janë paga e tij që ka qenë 22 mln lekë, të ardhurat nga dietat jashtë vendit që shkojnë rreth 8600 euro. Ndërsa Monika Kryemadhi, ka arritur që për vitin që lamë pas të arkëtojë nga kontratat rreth 137 mijë euro, ndërsa ka tërhequr nga llogaria e saj rreth 80 mijë euro. Me sa duket Kryemadhi këtë shumë e ka konvertuar në paund britanik pasi ka hapur një llogari bankare në këtë monedhë në vlerën 60 mijë paund. Për shkak të dorëheqjes si deputete, të ardhurat e saj nga paga kanë qenë vetëm rreth 13 mln lekë dhe 2500 euro nga interesat bankare.
Ndërkaq, dy fëmijët madhorë, djali dhe vajza kanë dhe ata llogari bankare ku kontributore kryesore është Monika Kryemadhi.