Vendi u trondit sot nga një ngjarje e rëndë kriminale ku mbeti e vrarë një gjyqtare e re. 39-vjeçarja Fildes Hafizi, u vra me armë në mjetin e saj nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi.
Ky i fundit u ndalua nga policia vetëm pak çaste pas krimit. Ai tentoi të largohej bashkë me armën e krimit por u ndalua në kohë nga uniformat blu.
Në foton e mëposhtme shfaqet 53-vjeçari Kasemi vetëm pak çaste pas arrestimit në kushtet e flagrancës./a.m.